Sot nisin “Tingujt e Çarshisë 2016”

Manifestimi tradicional “Tingujt e Çarshisë” do të fillojë të enjten dhe për të 10 vite me radhë do të argëtojë qytetarët e Shkupit dhe vendeve të tjera. Manifestimi organizohet nga Qendra Informative Kulturore – Shkup dhe koncepti i projektit filloi me idenë për ringjalljen e  Çarshisë, pjesën më te vjetër dhe më të bukur të Shkupit. Në nëntë vitet e kaluara në skenat e manifestimit “Tingujt e Çarshisë” kanë defiluar shumë këngëtarë të njohur, piktorë, balerinë, animues, grupe të njohura,  maqedonase, shqiptare, turke, rome, pasi siç thonë nga QIK, manifestimi është i ideuar që të jetë multikulturor.  “Si institucion i japim shans të gjithëve, brenda këtyre viteve kishim edhe debutues të cilët me ‘Tinguj’ filluan karrierën”, thotë drejtoresha e QIK, Sermine Purrini, njofton gazeta KOHA.

Edhe këtë vit programi i manifestimit “Tingujt e Çarshisë” do të jetë i pasur. Të enjten programi do të mbahet në sheshin “Filipi i II”, me fillim në orën 21:00 me pjesëmarrës: bandi “Tyzze” dhe Kida&Mozzik. Të nesërmen, e premte, aktivitete fillojnë në orën  12:00  me një grup të rinjsh me instrumente klasike, popullore, koloni arti, dokumentar, prezantim i shoqërive kulturore artistike dhe mbrëmje letrare deri në orën 20:00. “Ashtu si tradicionalisht, do të ketë program të larmishëm në të gjitha rrugët e Çarshisë së Vjetër, ndërsa në orën 21:00-24:00 në sheshin Filipi II do të mbahet koncerti i ‘Full Stop’, MC Kresha&Lorical son, Dhurata Dora dhe këngëtarë të tjerë”, thotë Sermine Purrini, drejtoreshë e QIK, institucion që është edhe organizatorë i manifestimit tradicional “Tingujt e Çarshisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button