Këshilla dhe rekomandime, çfarë duhet të bëjmë gjatë tërmeteve?

Tërmetet ndodhin për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike, lëvizjes së kores së tokës apo shpërthimeve shumë të mëdha që lëshojnë shumë energji, dhe si pasojë ndodhë lëkundja e tokës (e njohur si tërmet). Tërmetet NUK MUND TË PARASHIKOHEN, por MUND TË MËSOJMË se si të mbrohemi prej tyre. Nga intensiteti i tërmetit varen edhe efektet shkatërruese të sipërfaqes së tokës. Më së shpeshti matet me shkallët Merkalievit nga 12 shkallë. Magnituta e tërmetit paraqet njësinë matëse e sasisë së energjisë të lëshuar në epiqendër – epiqendrën e tërmetit dhe është shprehur në shkallë të Rihterit, e cila nuk ka kufi të sipërm, por deri më sot nuk janë regjistruar tërmete me fuqi prej 10 njësive – shkallë. Zakonisht janë paraqitur deri me 9 njësi.

SI TË VEPROJMË GJATË KOHËS SË TËRMETIT?

RRINI TË QETË DHE mos lejoni që tu kap paniku. Jeni të vetëdijshëm se PAS dridhje së parë SHUMË SHPJETË vijnë edhe dridhjet e tjera më të fuqishme. MOS BËJ PANIKË! MOS U MUNDONI TË LARGOHENI! SHTRIHUNI NË DYSHME, mblidhu dhe mbroje kokën.

SI TË VEPRONI KUR GJATË KOHËS SË TËRMETIT JENI NË VEND TË MBYLLUR

MENJËHERË STREHOU në një vend të sigurt: te pragu i derës, muret bartëse, poshtë tavolinës ose pjesë të tjera të forta të mobilieve, ose mbuloni fytyrën edhe kokën me duar dhe strehohuni në këndin e murit të brendshëm të ambientit dhe QENDRONI ATY DERISA ZGJATË DRIDHJA. Nëse jeni i shtrirë LËSHOHUNI afër shtratit dhe mbroni kokën me duar. LARGOHUNI nga dritaret, xhamat, nga muret e jashtme dhe dyert ose çdo gjë që lehtësisht mund të rrëzohet siç janë dollapët, raftet, abazhurët ose objekte të ngjashme. QËNDRONI në ambiente të mbyllura për aq kohë sa zgjasin dridhjet (lëndimet më të shumta ndodh gjatë përpjekjeve për tu larguar nga hapësirat e mbyllura DERI SA ZGJASIN LËKUNDJET) Për sa kohë zgjasin lëkundjet MOS PËRDORNI ashensorin dhe shkallët.

Kur të jetë sigurt atëherë largohuni, MOS E SHFRYTËZONI ashensorin.

Mos dilni në tarraca ose ballkon. Mos vendoni rafte mbi shtrat Nëse jeni në afërsi të një ndërtese të lartë ose në të, mbrohuni nga xhamat dhe muret e jashtme. Nëse jeni në vend publik (shkollë, qendër tregtare, institucione publike, ente ose shërbime të tjera) – qëndroni të qetë dhe mos bëni panik. Qëndroni më larg grupit të njerëzve që bëjnë panik dhe që lëvizin drejt daljeve. Qëndroni të vetëdijesuar se mund të vijë deri në ndërprerjen e rrymës elektrike / ose mund të aktivizohen alarmet (kundra zjarrit dhe alarme te tjera). Çdo herë afër duhet të keni llambë dore me bateri dhe tranzitor me bateri rezervë, pulse telefonike ose të kombinuara / pulse – digjitale të cilat mund të funksionojnë edhe kur objekti nuk ka rrymë elektrike Menjëherë shkyçni të gjitha burimet e energjisë elektrike, gazin dhe ujin.  Nëse keni shfrytëzuar çfarë do lloj burim energjie, shkyçeni kur të mbarojnë lëkundjet.

Nëse shfaqet zjarr mundohuni që ta shuani menjëherë dhe telefononi në numrin falas: 193 Nëse mundeni jepuni ndihmën e parë personave të lënduar që ndodhen në afërsinë tuaj.

Qëndroni më larg ndriçimit rrugor, kabllove elektrike, ndërtesave të larta ( më rrezikshëm është afër daljeve të objekteve dhe nga muret e jashtme). Nëse ndodheni në rrugë bëni kujdes nga objektet të cilat mund të rrëzohen ose nga objektet që mund të bien mbi ju (oxhaqet, tjegullat, xhamat e thyer etj.).

Kokën mbroni me duar ose me çantë nëse keni me vete. Ndaloni nëse keni mundësi, por shikoni mos e rrezikoni sigurinë në komunikacion. Shmangni ndalesat afër ndërtesave, drunjëve, mbikalime ose kabllo elektrike, → Vazhdoni me kujdes kur të ndalen lëkundjet, Shmangni rrugët, urat, rampat të cilat mund të dëmtohen nga tërmeti.

SI TË VEPRONI KUR GJATË KOHËS SË TËRMETIT JENI NË VEND TË HAPUR?

Qëndroni më larg ndriçimit rrugor, kabllove elektrike, ndërtesave të larta ( më rrezikshëm është afër daljeve të objekteve dhe nga muret e jashtme). Nëse ndodheni në rrugë bëni kujdes nga objektet të cilat mund të rrëzohen ose nga objektet që mund të bien mbi ju (oxhaqet, tjegullat, xhamat e thyer etj.).Kokën mbroni me duar ose me çantë nëse keni me vete.

SI TË VEPRONI KUR GJATË KOHËS SË TËRMETIT JENI NË AUTOMJET?

Ndaloni nëse është e mundur, por mos e rrezikoni sigurinë në komunikacion, Shmangni ndalesat afër ndërtesave, drunjtëve, mbikalimet dhe kabllove elektrike, Vazhdoni i kujdesshëm kur të ndalen lëkundjet, → Shmangni rrugët, urat, rampat të cilat mund të dëmtohen nga tërmeti.

SI TË VEPRONI KUR NDODHENI NËN RRËNOJA?

MOS NDIZNI SHKREPSE. MOS LËVIZNI DHE QËNDRONI I QETË. GODTNI GYPAT OSE MURIN që të mundet ekipet e shpëtimit të ju gjejnë. Nëse keni BILBIL përdorni atë. BËRTISNI VETËM nëse është zgjidhja e fundit (me bërtitjen mund të thithni sasi të mëdha të pluhurit, dhe ai është shumë i rrezikshëm). Ruani vetëdijen dhe MUNDOHUNI që të orientoheni. Nëse jeni i shtypur me material, FILLONI ME MENJANIMIN e të njëjtave (kurseni forcën dhe KUJDES nga mjetet e mprehta dhe nga lëndimet tjera).

SI TË VEPRONI PAS VALËS SË PARË TË TERMETEVE?

JENI TË PËRGATIRUR PËR LËKUNDJE TË TJERA. Nëse OBJEKTI ËSHTË I DËMTUAR për shkak të mundësive të paraqitjes së lëkundjeve të tjera, LARGOHUNI I QETË, pa panik ( FILLIMISHT nënat me fëmijë, të sëmurë, pleq dhe persona me aftësi të kufizuar).  Nëse jeni në OBJEKT TË DËMTUAR dhe ndjeni erën e GAZIT ose vëreni KABLLO TË KËPUTURA, MOS NDIZNI QIRI OSE SHKREPSE (ekziston rreziku për EKSPLOZIVË). NDIQNI UDHËZIMET nga institucionet kompetente. Telefonin përdorni MINIMALISHT (të mos ngarkohet linjat). MOS SHFRYTZONI veturë që ekipet e shpëtimit të veprojnë me EFIKASITET. MOS HYNI NË AMBIENTE të mbyllura, gjegjësisht nëse objekti është i dëmtuar, nëse ndjehet erë e gazit ose vëreni kabllo të këputura.

Shënim: IITS (Instituti i Sizmologjisë dhe Inxhinierisë së Tërmeteve ka të dhëna të sakta dhe informacion mbi tërmetet: http://www.izis.edu.mk/

Zjarrfikësi 193

Ndihma e Parë 194

Policia 192

Qendra për Menaxhimin e Krizave 195

Shënim: materiali është marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Sektori për gjendje të emergjencës, e publikuar me mbështetje financiare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar. E përshtatur për Sistemin e mbrojtës dhe shpëtimit të RM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button