Lëkundjet e tokës në Shkup, pllakat sizmike drejt qetësimit

Tërmet i vogël të cilin qytetarët nuk do ta ndjenin po të mos kishte epiqendër të cekët, ishte dridhja e vetme që sot është regjistruar në Shkup. Këto janë të dhënat e fundit nga Observatoriumi sizmologjik

Sizmologët këto dukuri i interpretojnë si pasoja respektivisht dridhje të tjera që vijnë pas tërmetit kryesor dhe më të madh prej 5,3 ballëve sipas Rihterit që qytetarët e Shkupit e përjetuan të dielën.

“Tani për tani, sipas të dhënave që i posedojmë, atë që e regjistruam, e vlerësojmë tërmetin e të dielës në ora 15 e 10 minuta si dridhjen kryesore. Dridhjet që ishin, si ajo e mëngjesit rreth orës 7 i vlerësojmë si pasoja pra dridhje të tjera që ndodhin krahas kryesores dhe të gjitha përveç dridhjes kryesore janë tërmete që vijnë më pas”, deklaroi Dragana Çernih Anastasovska, observatori sizmologjik pranë FMN, transmeton Alsat M.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button