Ja si Poroshenko i uron muslimanët në Ukrainë për Kurban Bajramin

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, me rastin e Kurban Bajramit dërgoi mesazh urimi për të gjithë muslimanët në Ukrainë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesazhin e Poroshenkos theksohet se Kurban Bajrami për muslimanët paraqet simbol të mëshirës, ndihmesës ndaj të tjerëve dhe dashuri ndaj të afërmve.

Duke përcjellë urime të sinqerta me rastin e Kurban Bajramit, Poroshenko u shpreh: “Sot mbrojmë pavarësinë dhe integritetin territorial të shtetit tonë. Në mënyrë aktive punojmë për zhvillimin e Ukrainës evropiane. Suksesi jonë është në vlerat e popullit ukrainas të cilat i kultivon me shekuj në unitet. Vetëm bashkë jemi të mëdhenj dhe të fuqishëm. Le të jetë jeta juaj e lumtur, plot miqësi dhe sukses në emër të Ukrainës. Ju dëshiroj shëndet, fat dhe paqe në familje”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button