Kryeministri Dimitriev mesazh urimi për festën e Kurban Bajramit

Kryeministri i Maqedonisë, Emil Dimitriev, me rastin e festës së madhe muslimane të Kurban Bajramit, ka uruar kryetarin e Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Reis ul Ulema, Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi dhe besimtarët muslimanë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Është nder i madh që ju personalisht, anëtarëve të tjerë të Rijasetit dhe të gjithë besimtarëve muslimanë në Maqedoni, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë të ju uroj për festën e madhe të Kurban Bajramit. Në këto momente festive të mbushura me lutje dhe besim, kur në familje dhe me të dashurit tuaj festoni Bajramin, dëshiroj të ju dërgoj urimet e mia të sinqerta për ditë festive, shëndet, lumturi, harmoni dhe prosperitet në çdo familje “, thuhet në urimin e kryeministrit.

Dimitriev shprehet më tej se Kurban Bajrami paraqet pjesë përbërëse të traditës së shoqërisë në këtë vend, ku veçoritë fetare paraqesin vlerë shtesë dhe afirmim të nevojës për respektim të ndërsjellë.

“Pikërisht kjo traditë dhe këto vlera paraqesin shtytje të mjaftueshme që të vazhdojmë me bindje pozitive dhe me vepra të mira që bashkërisht të promovojmë vendin tonë dhe të punojmë për prosperitetin e shoqërisë sonë”, thuhet në urimin e kryeministrit Dimitriev me rastin e Kurban Bajramit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button