Shkup, anulohet gazifikimi

Pushteti e ka shtyrë afatin për nisjen e projektin për gazifikimin e vendit për të bërë analiza shtesë, për shkak të ndryshimit të kushteve. Vendimi i këtillë para disa ditëve është publikuar në Gazetën Zyrtare, njofton Alsat-M.

Sipas LSDM-së opozitare, shtyrja e gazifikimit, është argument se pushteti nuk ka për qëllim dhe nuk dëshiron ta realizojnë projektin, por vetëm dëshiron të shpenzojë para në tenderë të shtrenjtë.

Nga ministria e Transportit u përgjigjën se gazifikimi është shtyrë me qëllim të rritjes së atraktivitetit të projektit, dhe së shpejti do të shpallen procedura të reja sipas të cilave rritet mundësia për realizimin e projektit për gazifikim sekondarë të vendit. Ekspertët e energjetikës në vazhdimësi alarmojnë se vendi shpenzon shumë para në projekte joproduktive, ndërsa energjetika është lënë pas dore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button