Ne Kosove falet namazi i Kurban Bajramit (FOTO)

Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, u mbajt manifestimi qendror për Kosovën, kushtuar festës së Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas faljes së namazit të sabahut nga qindra besimtarë të cilët mbushën Xhaminë e Madhe, në drejtimin e imamit, Burhan Hashani, u fal namazi i Kurban Bajramit.

kurban-bajrami-kosove-5

Kryeimaimi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, i cili mbajti hytben e Kurban Bajramit, u shpreh se kjo festë është shumë e veçantë, sepse mesazhet dhe porositë e saj përçohen jo vetëm nëpërmjet fjalëve, por edhe nëpërmjet zemrave dhe veprave të mira.

Bajgora, duke theksuar rëndësinë e kryerjes së Haxhit, njërin prej pesë kushteve të Islamit, u shpreh se “Ata, të veshur me një petkë të bardhë, me ihramin që simbolizon thjeshtësinë shpirtërore, demonstrojnë para botës, barazinë, solidaritetin, devotshmërinë dhe madhështinë e këtij ymmeti.”

kurban-bajrami-kosove-2

Duke vënë në dukje se therja e kurbanit paraqet një prej vlerave më sublime e më fisnike të kësaj feste, Bajgora theksoi se “Ne duke flijuar kurbanet tona për hir të Allahut xh.sh., njëkohësisht na bëhet e mundur ta zgjasim dorën e ndihmës tek shumë vëllezër e motra, që kanë nevojë për ndihmën tonë. Prerja e kurbanit nuk është thjeshtë vetëm derdhje e gjakut, por mbi të gjitha është përkushtimi, bindja, sakrifica, morali dhe devotshmëria e besimtarit.”

Kryeimami Bajgora, në fund, rikujtoi se bota ende po vuan nga konfliktet e armatosura, të cilat po sjellin vdekje, padrejtësi, e dëbim të popullatës nga trojet e tyre. Ai vuri në pah se njerëzimi sot ka nevojë për paqe e mirëkuptim, e jo për dhunë dhe konflikte.

kurban-bajrami-kosove-1   kurban-bajrami-kosove-4

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button