Në Shqipëri besimtarët muslimanë falin namazin e Kurban Bajramit (FOTO)

Mijëra besimtarë muslmanë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, janë tubuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin e Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Para faljes së namazit të Kurban Bajramit u lexuan pjesë nga Kur’ani Kerim, u mbajtën ligjërata dhe përshëndetje nga imamë të xhamive të kryeqytetit.

Të pranishëm në këtë namaz, krahas mijëra besimtarëve ishin edhe personalitete të ndryshme të vendit.

Pas faljes në namazit Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, mbajti dhe hutben e rastit.

Ndërkohë namazi i Kurban Bajramit është falur edhe në sheshet dhe xhamitë e tjera të vendit.

Siç edhe është traditë, pas faljes së namazit besimtarët mulsimanë shkëmbejnë vizita mes të afërmeve për të uruar festën e Kurban Bajramit, si dhe presin Kurbanet e blera për këtë ditë të shënuar.

kurban-bajrami-1 kurban-bajrami-2 kurban-bajrami-3 kurban-bajrami-4

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button