Rreth 50 të lënduar pas tërmeteve në Shkup

Pesëdhjetë qytetarë të Shkupit janë lënduar pas tërmeteve, në panik për të ikur sa më shpejtë nga shtëpitë e tyre.

Sipas informatave të zdravstvo24.mk ka mbi 30 pacientë me thyerje të krahëve dhe këmbëve dhe lëndime nga objektet e mprehta dhe ata pasdite u pranuan në Klinikën për sëmundje kirurgjikale “Shën Naum Ohridski”, transmeton Portalb.

Dhjetë prej tyre iu është dhënë ndihmë Spitalin Shtetëror të Qytetit “8 Shtatori”. Siç u tha nga pacientët, janë lënduar derisa përpiqeshin të iknin nga shtëpitë e tyre gjatë tërmetit të fuqishëm. Një pjesë prej tyre ranë nga shkallët, të tjerët u hodhën nga tarracat nga katet më të ulëta të ndërtesave. Ambulanca e ndihmës së shpejtë vetëm për 2 orë ndërhyu në 6 të lënduar. Ata u transferuan në spitalet në Shkup. Qendrën Emergjente në klinikën qëndrore janë pranuar dy punëtorë, të cilët gjatë kohës së tërmetit (rreth orës 15:10) punonin në depo. Njëri kishte goditje, kurse tjetri kishte pësuar lëndime nga objekte të mprehta.

LEXO:Tërmet i fuqishëm në Shkup
L
EXO:Edhe një tërmet dridhi Maqedoninë, më i fuqishëm
LEXO: Maqedoni, Dëmet që shkaktuan tërmetet e sotshme(FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button