Kaosi me maturantët, Meta: Duhet bashkëpunim mes Ministrisë dhe Universiteteve

Problemet me përzgjedhjen e maturantëve në Universitet kanë qënë fokus i mbledhjes së sotme të Kryesisë së LSI.

Në fjalën hapëse të takimit, kreu i saj Ilir Meta u shpreh se është e nevojshme që të ketë një bashkëpunim më të madh mes Ministrisë së Arsimit dhe drejtuesve të Universiteteve në mënyrë që të mos ketë keqinformime.

“Është e qartë se nevojitet një bashkëpunim më i madh mes Ministrisë së Arsimit dhe universiteteve për të zgjidhur problemet e rezultuara. Vetëm kështu mund të kemi një situatë të pranueshme, ku jo vetëm të rinjtë, por edhe familjet e tyre të mund të gjejnë qetësi”, tha Meta.

Kreu i LSI­së sqaroi se partia e tij mbështet ligjin për Arsimin e Lartë, por theksoi “gjithmonë duke respektuar frymën e tij, me qëllim zgjidhjen e problemeve, dhe jo krijimin e problemeve për gjithë të rinjtë, bazuar në sistemin për meritë, preferencë dhe transparence”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button