Zogaj: Suksesi i Erës e Majlindës, individual

Suksesi i xhudistes Majlinda Kelmendi dhe i këngëtares Era Istrefi jashtë kufijve të Kosovës, është arritje e tyre individuale që nuk vjen si rezultat i kushteve që krijon Kosova, njofton KlanKosova.

Gjatë një diskutimi në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, ku është folur për imazhin e Kosovës jashtë vendit, ai është shprehur se politika nuk ka gisht në sukseset e vajzave të Kosovës dhe në imazhin e mirë që ato ja kanë dhënë vendit.

Zogaj ka përmendur edhe këngëtaret Rita Ora e Dua Lipa, për të cilat ka thënë se nuk janë “gatuar” në Kosovë.

“Rita Ora nuk është prodhim i yni si shoqëri e as Dua Lipa nuk është. Vetëm Era Istrefi e Majlina Kelmendi janë prodhime të Kosovës, që spikasin jo nga një kulturë e përgjithshme që ne kemi, por për shkak të talenteve individuale. Ato s’janë të suksesshme nga fryma e politikës kulturore”, është shprehur Zogaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button