Lindita Nikolla mbron sistemin arsimor: Më i miri, garanton transparencë

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka mbrojtur sistemin e pranimit në institucionet e arsimit të lartë, duke e cilësuar si “sistemin më të mirë që përdoret në të gjitha sistemet e arsimit europian”.

“Janë institucionet e arsimit të lartë ato që përcaktojnë kuotat e pranimit”, ka thënë Nikolla, e cila ka sqaruar nëse këto kuota janë përcaktuar më parë.

“Sigurisht që po. Kemi nisur hap pas hapi me procedurat e nevojshme, për të vijuar me vendimin e Senatit që bën transparente të gjitha kriteret e pranimit, pa dyshim shoqëruar me dokumentat e gjimnazeve”, ka thënë Nikolla.

Ajo është shprehur se nuk ka sisteme perfekte, por ajo që duhet thënë me zë të lartë, sipas saj, është se “ky sistem është shumë transparent”.

“Nuk ndodh në asnjë rast që një maturant të ketë një sistem vlerësimi më të ulët dhe të jetë renditur më lartë se të tjerët. Ky është sistemi i transparencës, që tregon meritën dhe preferencën. Deri më 20 shtator fasha e maturantëve më cilësorë do të ketë bërë zgjedhjen se në cilën degë do të shkojë”, ka sqaruar më tej Nikolla.

Ministrja ka shtuar se, akuza e opozitës se qeveria po u heq të drejtën aplikantëve për të ndjekur studimet e larta “është vetëm një alibi”, transmeton Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button