A e dini se sa paguhet shefi ekzekutiv i “Facebook”-ut?

Për vitin 2013 rroga e tij bazë ka qenë 1 dollar, ashtu si drejtuesit e tjerë të gjigandëve të teknologjisë, si Larrgy Page nga “Google” dhe Steve Jobs nga “Apple”.

Por kompensimi për të gjithë vitin ka qenë 653 mijë e 165 dollarë, kurse për vitin 2012 ishte 1.99 milionë dollarë.

Shumica e këtyre të ardhurave, thotë “Facebook”, shërben për të paguar fluturimet e stafit të tij në avionë privatë, që konsiderohen si rëndesishëm për arsye sigurie.

Pasuria e CEO-s së “Facebook”-ut vlerësohet me 27 miliardë dollarë. Zuckerberg zotëron rreth 426.3 milionë aksione të “Facebook”-ut.

Kur “Facebook” hyri në bursë, shfrytëzoi 60 milionë të aksioneve të mbetura stok, por më vonë rishiti gjysmën për të pagaur taksat, e ndërsa 60 milionë të tjera për t’i shfrytëzuar brenda nëntorit të viti 2015.

Aksionet e “Facebook”-ut kanë kaluar parashikimet duke u dyfishuar në vlerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button