NATO: Rusia mund të pushtojë Ukrainën për 3-5 ditë

Komandanti i lartë i forcave aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Philip Breedlove, ka thënë se Rusia ka të gjitha forcat e nevojshme në kufi me Ukrainën, nëse vendos ta pushtojë këtë vend.

Ai ka thënë se Rusia mund ta arrijë qëllimin e saj brenda 3 ose 5 ditësh.

Duke folur për agjencinë Reuters, Breedlove ka thënë se situata në kufi është “tepër shqetësuese”.

Ai ka thënë se NATO ka vërejtur shenja të lëvizjes së një numri të vogël të forcave ruse, por asnjë shenjë se ato janë kthyer në kazerma.

Lajme të ngjashme

Back to top button