Rrëzimi i aeroplanit, “La Republika”: Ja emrat e atyre që gjendeshin në aeroplan

Gazeta italiane “La Republika” kumtoi se aeroplanin privat, i cili u rrëzua dje pasdite afër vendit Kozhle në Veles, e ka drejtuar piloti Françesko Montanjer, kryetar i aeroklubit sportiv amator “Trevizo”. Me të kanë qenë edhe nënkryetari i klubit Dario Bastasin, si dhe Lluka Dale Mule, Angelo Kalegari dhe Ilaria Bertio dhe Visar Begaj nga Kosova, të cilët kanë pasur shtetësi italiane.

Siç shkruan gazeta, viktimat kanë jetuar në Trevizo, Padova dhe Udine. Grupi ka planifikuar të udhëtojë në Prishtinë për shkak të biznesit, si dhe për aktivitete lidhur me aeroklubin “Trevizo”. Ata në Prishtinë është dashur të marrin pjesë në inaugurimin e aeroklubit të atjeshëm.

Aeroplani i rrëzuar ka qenë me shenja nacionale gjermane, i llojit “Pajper Pa 34-200 T Seneka”. Ka fluturuar nga Trevizo, Itali, ndërsa destinacioni i fundit ka qenë Prishtina. Mbi Maqedoni është dashur të kryejë fluturim dhe ishte paraqitur në aeroportin “Aleksandri i Madh” – Shkup për mbushje me derivate.

Zhdukjen e aeroplanit nga radarët dje pasdite në orën 17:40 në MPB e ka paraqitur Kontrolli për fluturime në aeroportin e Shkupit.

Për ngjarjen është informuar Prokurori publik dhe Komiteti për hulumtim të fatkeqësive me aeroplanë.

…………………………………………………………………………………………………………………

Shtetasi kosovar, Fazli Begaj, i raportuar në mesin e  gjashtë viktimave, të cilët ndodheshin në bordin e avionit të rrëzuar pasditen e kësaj të marte në Maqedoni, në zonën e Velesit pranë Shkupit, është i gjallë.

Politiko.net ka arritur të kontaktojë në telefon me Fazli Begajn. Ai nuk ka qenë fare në bordin e avionit të rrëzuar.

Vëllai i tij, Visar Begaj, ndërkaq, raportohet të ketë qenë në avion, ashtu si edhe katër shtetas të tjerë italianë.

Avioni është zhdukur nga radarët e kontrollit të fluturimeve të Aeroportit të Shkupit rreth orës 17 e 40.

Fillimisht ishin banorët e Velesit ata që njoftuan për një shpërthim të fuqishëm, dhe pas lajmit për zhdukjen e avionit u verifikua vendndodhja e rrëzimit.

Edhe mediat italiane kanë raportuar për vetëm një viktimë nga Kosova. Sipas gazetës italiane Corriere Della Sera, nga rrëzimi i aeroplanit që ndodhi mbrëmë në Shkup, është një viktimë kosovare, Visar Begaj, ndërkaq të tjerët janë italianë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ende nuk kanë dalur me qëndrim zyrtar, të kontaktuar nga Portalb nga MPB nuk kemi marrë përgjigje konkrete. Nga aty thonë se po punojnë në rastin dhe se së shpejti do të dalin me informacione dhe listën zyrtare e atyre që humbën jetën.

…………………………………………………………..

Alsat-M mëson se piloti në bordin e avionit quhej Francesco Montagnieri. Po ashtu, bashkudhëtarë kanë qenë edhe tre shtetas të tjerë italian, mes të cilëve edhe një femër. Emrat e tjerë janë Dario Bastasin, Luka Dalle Mile. Alsat mëson se shtetasja femër quhet Ilaria.

…………………………………..

Alsat M mëson se nga rrëzimi i avionit privat kanë humbur jetën të paktën 6 persona, 4 italianë ndërsa 2 nga viktimat janë vëllezër kosovarë, me mbiemrin Begaj. Sipas të dhënave të siguruara deri më tani, njëri prej vëllezërve quhet Visar Begaj, dhe të dy janë investitorë. Qëllimi i udhëtimit, ka qenë iniciativa e dy vëllezërve investitorë kosovarë, të cilët kanë dashur të hapnin një klub ajror (për fluturime ajrore) në Istog. Mediat italiane raportojnë se Aeroplani ishte destinuar të ulej në Shkup, për të bërë një kontroll teknik.

………………………………

Mësohet se është gjetur avioni privat i cili rreth orës 18.00 u zhduk nga radarët e aeroportit të Shkupit. Avioni është gjetur i rrëzuar në rrethinën e Velesit ndërkohë sipas informacionëve të para nga shërbimet e ndihmës së shpejtë avioni është në flakë.

…………………………..

Një avion privat me gjashtë udhëtar ka humbur nga radarët e aeroportit të Shkupit, 6 kilometra përpara aterrimit. Nga kontrolli i fluturimeve konfirmuan lajmin dhe theksuan se bëhet fjalë për një avion të vogël që është nisur nga Trevizo, Itali. Dy avionë të tjerë të cilët gjithashtu kanë ardhur nga Trevizo kanë aterruar në periudhën e njejtë. Besohet se avioni i tretë ka udhëtuar bashkë me dy të tjerat.

Nga kontrolli i fluturimeve vlerësojnë se avioni mund të jetë humbur për shkak të motit të keq, megjithatë ende nuk është konfirmuar arsyeja e vërtetë e humbjes së avionit. Për momentin sipas informatave jozyrtare bëhet fjalë për avion me mbishkrim gjerman i cili është dashur të ulet në Shkup për të marr lëndë djegëse. Ende nuk ka informata nëse është gjetur avioni dhe ku ka qenë destincioni final i fluturimit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button