Të dua zonjë

Kur një burrë kupton se ka nevojë për një grua që e ka takuar disa vite më parë, kur sapo ishin 43 ose 53 vjeç, do të thotë se shpërtheu një bombë në jetën e tij, që shkatërroi pothuaj të gjitha vitet e tij. Rreth një vit më parë, natyrisht pa u paralajmruar shpërtheu bomba ime dhe mbeta gjatë i trullosur. I vetmi i gjallë, midis të shumtëve, të gjithë ata që më ndodheshin afër, të vdekur pa pasur kohë për një lutje. Të vdekur në sytë e mi. S’kishte më dhe s’kishte pasur kurrë.

Kujtesa kuptohet që është e fuqishme sidomos kur fshin. E shkuara e largët mbetet i vetmi mendim. Aty poshtë në fund të një togu kalendaresh të grisur, ndodhet periudha e papërlyer. Aty poshtë ende jetojnë ata që nuk kanë ushtruar asnjë ndikim të veçantë mbi ngjarjet aktuale nëse nuk pranohet ajo që është pikërisht zhdukur nga jeta jonë, që nuk diti ta ndryshonte.

Unë ende s’ekzistoja. Dëgjoja, dëgjoja dhe shihja, por sikur të isha i papjekur edhe nga eksperienca. S’e prisja të isha i dashur dhe as i spikatur për mua ishte gjë e veçantë nëse dikush të ulej përbri meje dhe të më fliste diçka të bukur. Në saje të dhimbjes së shpirtit  sepse i dhimbte shpirti i saj i lënduar.  Ishte një grua e trishtë dhe e vetmuar, por s’ishte e çmendur, kishte sigurisht probleme serioze që s’arrinte t’i zgjidhte dhe më dhimbsej. Ishte simpatike e këndshme dhe e bukur Ersa. Ndihej parfumi i saj i mirë dhe në një natë me erë. Kur lëvizte e mbaja fortë dhe s’e lija vet. Flisnim me lehtësi dhe kuptoheshim përnjëherë, pra ishim të dashuruar dhe s’dinim ç’të bënim. Ajri i freskët, në vend që të na largonte na bashkonte më shumë. Zonja doli në shi, për të parë dhe kur u kthye brënda i kishte flokët e lagur dhe bluzën e njomur. Folëm deri vonë. S’më kujtohet se përse folëm: u pamë në sy, kjo më kujtohet dhe fjalët më dilnin nga goja si fryma.

Po dashuroheshim, ndërsa përreth nesh po mbarronin diskutimet mbi një takim të sapombyllur dhe tash të harruar. U përshëndetëm në korridor, para portës së dhomës së saj të madhe, ku flinim.U puthëm dhe u ndamë, duke i premtuar njëri-tjetrit me adresat që kishim shkëmbyer, të shkaravitura mbi dy copëza letre. Kur mbërita në dhomë u ula në krevatin tim. Druhesha se nuk do të flija, përkundrazi më zuri gjumi shpejt dhe fjeta i qetë. Ndoshta mendoja për te kaq shpesh sepse shpresoja të ndryshoja të shkuarën, në kujtimin tim të ankthshëm, me qenien time aty kaq shpesh dhe kaq të brengosur dhe të penduar.

Nga Eroll Velija

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button