PD: Edi Rama prodhoi skandal me universitetet

Partia Demokratike në Shqipëri e konsideron kaotike dhe të dështuar reformën në arsim. Demokratët e akuzojnë kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit, se me përzgjedhjen për në universitete, prodhuan një skandal që dëmtoi të ardhmen e maturantëve.

“Edi Rama ia doli të prodhojë një skandal dhe dëm të pariparueshëm për të ardhmen e maturantëve që do të duhet të hynin në universitete..Ishte Rama me Nikollën që vranë meritat e çdo maturanti, mbollën kaos, zhdukën transparencën dhe i futën Universitetet në rrugë pa krye, duke favorizuar klientelën e tyre të universiteteve private. Eliminimi i maturës shtetërore si provim hyrës, mungesa e akteve nënligjore për shkak të paaftësisë totale të MAS, e kanë degraduar sistemin e pranimit në një katrahurë të vërtetë. Mungon merita. Nuk ka asnjë rregull apo normë”, ka thënë Grida Duma, shkruan Tv Klan.

Për zëvendësministrin e Arsimit, Redi Shtino deklarata e selisë blu, hedh baltë mbi universitetet dhe krijon panik në një kohë që skema e re mbështet në sistemin e elektronik dhe ju jep më shumë liri universiteteve.

Ky është viti i parë që aplikohet mesatarja e vendosur nga qeveria për pranimin ne universitet. Numri i pranimet dhe kriteret pranuese janë përcaktuar nga vetë universitetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button