Ja pse gratë shtatzëna duhet të hanë më shumë fruta

Studiuesit në Universitetin e Albertës zbuluan se ngrënia e përditshme e frutave nga gratë shtatzëna ndikon që aftësitë njohëse të foshnjave të tyre të rriten një vit pas lindjes.

Sipas ekspertëve, peshku është i vetmi tjetër ushqim që është i lidhur me një inteligjencë të përmirësuar te foshnjet.

Acidet yndyrore të omega-3 të gjetura në peshk njihen se janë të mira për tru. Shkencëtarët ishin të interesuar të zbulonin nëse frutat në mënyrë të ngjashme ndihmojnë zhvillimin e trurit dhe aftësive të tij.

Ata gjetën se ngrënia e frutave përmirëson dukshëm inteligjencën e foshnjave dhe se gratë shtatzëna duhet të hanë më shumë fruta gjatë shtatzënisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button