Kabul: Të paktën pesë të vrarë nga dy sulme vetëvrasëse

Dy sulmues vetëvrasës kanë sulmuar një zonë të populluar afër Ministrisë së Mbrojtjes në Kabul, duke vrarë të paktën pesë persona.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Sediq Sediqqi ka thënë se dy sulmuesit ishin duke ecur kur kanë shpërthyer eksplozivët e tyre njëri pas tjetrit. Ai njoftoi se në të vrarë kanë mbetur një polic dhe disa civilë që ishin aty pranë.

Ndërkaq, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ëaheed Majroh, ka njoftuar se edhe 13 persona janë plagosur.

Përmes rrjetit social Tëitter, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë se sulmi mbi Ministrinë e Mbrotjes ishte i pari, ndërkaq sulmi i dytë kishte goditur policinë.

Një sulm në muajin shkurt i kryer nga talibanëve, la të vdekur të paktën 15 persona dhe plagosi më shumë se 30 të tjerë. /REL

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button