Dëshira për pishinë të mbyllur, manastirasja e noton liqenin e Ohrit për 10 orë e gjysmë

Profesoresha 29 vjeçare e latinishtes nga Manastiri, Sofija Bejkovska – Çaçorovska, gjatë ditës së djeshme e ka notuar tërë Liqenin e Ohrit, shkruan Ohridnews, transmeton Portalb.

Me këtë akt, Sofija ka vendosur që ta kthejë vëmendjen e publikut të Manastirit për nevojën e ndërtimit të një pishine të mbyllur.

“Jam e hutuar. Dhimbja e muskujve është e madhe, por gëzimi është edhe më i madh. Dëshira ime që prej fëmijërisë ishte që ta notoj tërë  Liqenin e Ohrit, thjeshtë që të them se në Manastir na duhet pishinë e mbyllur që të pandemi ndonjëherë të arrijnë rezultate të mira”, deklaroi Bejkovska – Çaçorovska.

Urata ka marrë edhe nga trajneri i saj, Kire Markov, i cili gjithashtu beson se Manastiri së shpejti do të fitojë pishinë të mbyllur, përcjellë Portalb.

“Pas shumë vjetëve, arriti që një manastirase e re ta notojë Liqenin e Ohrit dhe e uroj. Shpresoj që do të kemi një pishinë të mbyllur dhe do të kemi notues të fuqishëm. Manastir ka sportistë të shkëlqyer, por janë të nevojshme kushtet”, theksoi trajneri Markov.

Përndryshe, nga pika e nisjes në Shën Naum deri në Ohër, në gjatësi prej rreth 30 kilometra, Sofija e ka notuar për 10 orë e gjysmë. Maratonën e ka filluar herët në mëngjes, ndërkaq në qëllimin e saj ka arritur mbrëmë. Atë e kanë përcjellë dhe përkrahur gjatë gjithë kohës, bashkëshorti, babai dhe trajneri i saj. Gjatë notimit Sofija ka pasur kriza, ndërkaq ajo ka ndodhur në 10 kilometrat e fundit.

“Kam pasur krizë te “Metropoli” dhe mendova se nuk do të arrijë deri në Ohër, por gjatë gjithë kohës e bindja veten se mundem”, tha Sofija. /Portalb

32

5

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button