Ndërpritet linja hekurudhore Selanik-Shkup-Beograd

Prej sot nuk do të qarkullojë treni ndërkombëtar “Helas ekspres” në relacionin Selanik­-Shkup­-Beograd, njofton Agjencia Informative e Maqedonisë.

Siç informojnë nga Hekurudhat e Maqedonisë ­ Transport, kjo do të ndodhë për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore në territorin e Republikës së Serbisë. Ndërprerja e qarkullimit do të vlejë deri në fund të rendit vozitës 2015­-2016, ndërsa vendosja e serishme e linjës së rregullt për udhëtim Selanik­-Shkup­-Beograd bashkërisht do ta harmonizojnë  “HM Transport”, “Serbia voz” dhe “Trainose”-hekurudhat greke. ­

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button