Rita Ora e hap në gjuhën shqipe koncertin për Nënën Terezë

Në mesin e shumë personaliteteve të njohura shqiptare që në këto momente ndodhen në Romë, përkatësisht në Bazilikën e Shën Palit, ku po mbahet koncerti për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës, mbajtën fjalim edhe Rita Ora së bashku me Lorik Canën.

“Zonja e zotërinj, motra e vëllezër, mirëmbrëma”, ishin fjalët e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Pas kësaj ajo e vazhdoi fjalimin në gjuhën angleze, duke ia lënë Lorikut që t’i përsëriste në gjuhën shqipe dhe italiane.

Futbollisti shqiptar po ashtu i falënderoi të gjithë të pranishmit, duke thënë se ky koncert është një falënderim dashurie me muzikë për Nënën Terezë, dhe duke e cituar fjalinë e saj të famshme se “vetëm dashuria do ta shpëtojë botën”, transmeton Insajderi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button