Adrola Dushi nis karrierën në SHBA, ja fotot e para për brandin ndërkombëtar

Ish-Miss Univers Albania, Adrola Dushi, që njihet si një ndër femrat më të bukura shqiptare, pak kohë më parë vendosi ta lërë vendin e saj për t’u larguar drejt Amerikës e për të realizuar ëndrra më të mëdha të modelingut. Vazhdimisht ajo poston foto nga jeta e New York-ut e angazhimet profesionale bashkë me modelen Xhesika Berberi, por ky i fundit duket nga më të rëndësishmit për të, shkruan RevistaClass.

Fotot që ajo ka postuar në rrjetet sociale konfirmojnë bashkëpunimin e saj me një nga brandet më të njohura të modës, “B&B couture”. Bukuroshja shqiptare e shoqëruar nga një model ka pozuar për brandin e veshjeve në New York. Fotot janë realizuar nga fotografi i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Fadil Berisha.

Adrola po përgatitet për javën e modës njuorkeze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button