Prej sot filloi mbikëqyrja e mediave në Maqedoni

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, prej sot fillim mbikëqyrjen, e cila do të bëhet sipas metodologjisë për vëzhgimin e prezantimit medial përmes shërbimeve programore radio dhe televizive për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 11 dhjetor të vitit 2016, shrkuan Portalb.

Përndryshe, sipas ndryshimeve të fundit, LSDM dhe VMRO – DPMNE, i kanë katër anëtarë në trupin ad – hok për media, ndërsa i pesti u zgjodh Lulzim Haziri me konsensus nga katër anëtarët tjerë.

Po ashtu, sipas ndryshimeve të Kodit zgjedhor, Agjencia i furnizon anëtarë në trupin e parakohshëm me materiale nga ndjekja e mediumeve. Trupi i parakohshëm ose komisioni i cili është emëruar zyrtarisht, nxjerr mendime, më së shumti një herë në javë, të cilin Agjencia duhet ta pranojë. Më pas Agjencia duhet të propozojë masa, nëse trupi ad – hok ka vlerësuar se ka shkelje të rregullave etike për mediume gjatë informimit në periudhën parazgjedhore dhe zgjedhore.

Nëse shkelja bëhet për herë të parë, vërejta merret si masë, ndërsa nëse përsëritet atëherë caktohet gjobë. Por, gjobën nuk e cakton Agjencia, por vetëm e propozon si masë të cilën duhet ta caktojë Gjyqi për shkelje. Kjo është e rregulluar me dy nene në Kodin zgjedhor:

Neni 196-s

  • (1) Asnjë medium apo gazetar nuk mundet të sanksionohet për shprehje të mendimit

  • (2) Shprehja e mendimit duhet të ndahet nga lajmi. 

  • (3) Asnjë medium nuk mundet të mbyllet sipas propozimit të komisionit të parakohshëm në procedura të nisura me pajtueshmëri me përgjegjësit e përcaktuara me këtë ligj. 

Neni 196-i

  • (1) Për shkelje të dispozitave të Kodit zgjedhor për të cilat janë përcaktuar gjoba në nenet 181, 181-a, 182, 183, 183-a dhe 189-a, përderisa shkelja bëhet për herë të parë gjykata si sanksionim do të kallëzoj vetëm vërejtje. 

  • (2) Përderisa shkelja përsëritet, gjyqi do të caktojë gjobën me vlerë të caktuar prej neneve 181, 181-a, 182, 183, 183-a dhe 189-a nga ligji. 

  • (3) Në rast të paragrafëve (1) dhe (2) të këtij neni nuk zbatohet neni 75 nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 196/15).

Në marrëveshjen mes partive  u zvogëluan të gjitha gjobat për mediume në gjysmë, ashtu që, edhe për shkelje më serioze në lidhje me ndjekjen e zgjedhjeve, gjoba më e lartë është 4.000 euro. Jo vetëm që është lineare (pa marrë parasysh madhësinë dhe fuqinë financuese të mediumit), por bëhet fjalë për dënim të rëndë, të cilin, Agjencia, gjegjësisht trupi ah – hok, mundet vetëm që t’ia propozojë Gjyqit.

Ndërsa, Gjyqi, nuk ka kohë të përcaktuar se kur do të sjellë vendimin, ashtu, siç informoi Këshilli i Agjencisë, ende nuk ka dy lëndë të pazgjidhura për dy mediume për zgjedhjet e vitit 2014. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button