Vajgël, Kukan, Hovit: Partitë në Maqedoni të punojnë me përgjegjësi dhe në interes të shtetit

Euro-deputetët, Ivo Vajgël, Edvard Kukan dhe Riçard Hovit, të cilët kanë qenë edhe ndërmjetësues të Marrëveshjes së Përzhinës, e kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur mes katër partive më të mëdha në Maqedoni, për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, njofton Portalb.

“Shpresojmë se detyrimet e katër partive kryesore në vend do të ndihmojnë në menaxhimin e krizës politike dhe do ta kthejnë vendin në rrugën euro-atlantike. Në lidhje me atë, do të vazhdojmë ta përkrahim procesin e dialogut politik, i cili ka për qëllim që t’i plotësojë detyrimet e marrë me Marrëveshjen e Përzhinës, veçmas për zbatimin e zgjedhjeve të besueshme, përforcimin e sundimit të ligjit dhe për implementimin e reformave prioritare”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tre euro-deputetëve.

Ata gjithashtu u bëjnë thirrje partive politike që të punojnë me përgjegjësi dhe në interes të shtetit dhe të sigurojnë sjellja e tyre gjatë kohës së fushatës zgjedhore do të sjell kontribut në ndërtimin e besimit në integritetin e procesit zgjedhor. Euro-deputetët rikujtuan se Parlamenti Evropian, do të jetë prezent gjatë periudhës së zgjedhjeve për të dhënë mbështetje.

“Gjatë kohë mbajti kriza politike, ndërkaq ne si ndërmjetësues të Parlamentit Evropian në këtë proces, përsëri u bëjmë thirrje liderëve që të tregojnë përgjegjësi dhe t’i lartësojnë detyrimet e tyre, në interes të aspiratave demokratike dhe para se gjithashtu në interes të popullit”, thuhet në deklaratën e tyre.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button