Maqedoni, dëshmitarët mbrojtës frikësohen për sigurinë e tyre!

Në Prokurorinë Speciale Publike (PSP), vazhdimisht ofrohen persona të cilët duan të jenë dëshmitarë të mbrojtur, megjithatë frikësohen për sigurinë e tyre, shkruan analiza e Portalb-it dhe NOVA. Ndryshimet e bllokuara në ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe privatësinë e bllokojnë punën e PSP-së, e cila duhet të jep garanci për sigurinë e dëshmitarëve.

Ndryshimet ligjore për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe për privatësinë, plotësisht janë të bllokuara në Kuvend. Edhe pse, që nga prilli PSP ka dorëzuar iniciativë për ndryshimet e këtyre ligjeve, që të mundet ta garantojë sigurinë e atyre të cilët duan të bashkëpunojnë me këtë prokurori, deputetët ende po e injorojnë kërkesën e tyre.

Në PSP, vazhdimisht ofrohen persona të cilët duan të jenë dëshmitarë të mbrojtur. Megjithatë, për momentin PSP, nuk mundet t’u ofrojë mbrojtje adekuate, mu për arsyen e mospasjes së kompetencave për përcaktimin e statusit të dëshmitarit të mbrojtur në lëndët të cilët i ka në duar kjo prokurori.

Rekomandimet e Komisionit të Venedikut injorohen

Për ligjet për privatësi dhe për “fishkëllyesit”, me mendim doli edhe Komisioni Venedikut, pas kërkesës së autoriteteve të Maqedonisë.

Ligji për mbrojtjen e privatësisë duhet të lejojë publikim të materialeve të cilat e preokupojnë publikun dhe hapen çështje nga interesi publik, me disa definime të ngushta, të cilat kanë të bëjnë me publikimin e informatave në aspektin intim, privat dhe të jetës familjare.

“Nuk duhet që të mos publikohen materialet e tilla të cilat i prekin çështjet e interesit publik, ndërkaq efikasiteti i Prokurorisë speciale, duhet të jetë e siguruar nga ana e shtetit nëpërmjet mandatit adekuat, kompetencave, mjeteve financiare dhe numrit të punësuarve”.

Këto janë një pjesë e vërejtjeve të Komisionit të Venedikut, e cila ka porositur revizion serioz dhe të thellë të ligjit, sepse ai nuk jep balancim adekuat mes interesit personal dhe interesit të publikut që të mund të informohet.

Profesori, Svetomir Shkariq, në një intervistë për NOVA dhe Portalb, thekson se Komisioni i Venedikut është kyçur në atë proces me kërkesë të ambasadorit tonë në Këshillin e Evropës.

“Ishte lutur Komisioni i Venedikut që të bëjë ekspertizë profesionale të ligjit për mbrojtje të privatësisë, të cilin, Parlamenti ynë e solli në nëntor të vitit 2015, në pakon nga Marrëveshja e Përzhinës, bashkë me ligjin për “fishkëllyesit”. Ata zbuluan shumë mangësi në atë ligj për mbrojtjen e privatësisë dhe kërkuan nëpërmjet PSP-së, të ndërtohen nga ana e Kuvendit sugjerimet e tyre. Sugjerimi i tyre i parë dhe më i rëndësishëm, është se interesi publik është më i rëndësishëm se interesi privat. Edhe pse ligji për mbrojtjen e privatësisë, mbrojtjen e personalitetit dhe të familjes ka vlerë të pakontestueshme edhe nga këndvështrimi i Konventës Evropiane, megjithatë, nëse në bisedat që zhvillohen në sferën private vazhdimisht ekzistojnë disa indikacione, të cilat e rrezikojnë interesin publik ose indikacione për vepra penale, atëherë në atë rast ajo nuk mund të ketë status të interesit privat dhe patjetër duhet të publikohet në publike, gazetarët janë të obliguar që atë ta promovojnë”, thotë Shkariq.

Komisioni i Venedikut kërkoi nga gazetarët që shkruan për këto çështje që të mos kenë asnjëfarë ndalese. Ligji aktual për mbrojtjen e privatësisë, nuk ua ndalon gazetarëve që të shkruajnë për inçizimiet të cilat ende nuk janë publikuar.

“Ka pasur qëllime që të ndalohen edhe inçizimet tanimë të publikuar, ka pasur propozim dhe kërkesë të tillë për të cilën Komisioni i Venedikut nuk mund as të paramendojë. Nuk mundet që diçka që është në interes publik, veçmas nëse ka lidhje me krim, të fshihet ndër tepih”, thotë Shkariq.

“Bombat” të bëhen dëshmi

Element i dytë të cilin Komisioni i Venedikut e ka kërkuar duke u thirr në praktikën juridike amerikane, është që inçizimet e publikuar – “bombat” ose inçizimet e reja të cilat nuk janë publikuar dhe janë të interesit publik, të mund të përdoren edhe si dëshmi materiale.

“Gjykata Supreme e Amerikës i shfrytëzon si dëshmi materiale dhe kjo është shumë e logjikshme. Edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjithnjë e më shumë shkon në atë linjë. Duhet fillimisht të implementohen në ligjin për mbrojtje, i cili në këtë fazë sipas Komisionit të Venedikut është në fazë të ngushtë, për atë i jep sugjerimet që të përmirësohet ligji dhe PSP të mund të ketë hapësirë më të gjerë për veprim, por me atë do të fitojë edhe më shumë edhe drejtësia dhe demokracia në Maqedoni. Ajo balancë mes interesit privat dhe publik për shembull, nuk gjendet në Kodin Penal, që është një qasje dogmatike e cila i konteston inçizimet si dëshmi materiale. Kjo është ajo qasja e ngushtë. Komisioni i Venedikut, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykata Supreme e Amerikës, shkojnë më gjerë dhe ne patjetër duhet ta pranojnë”, thotë Shkariq.

Sipas deputetit, Pavle Trajanov, deri më tani është dashur që ndryshimet e dy ligjeve të kalojnë në Kuvend, por ashtu siç thotë ai, partia në pushtet VMRO – DPMNE, nuk pajtohet që të ketë mekanizëm për mbrojtje të dëshmitarëve.

“Kjo është pengesë e madhe për PSP-në, rëndë do të zhvillohen aktivitetet rreth mbledhjes së dëshmive materiale nga krimi, për të cilën ashtu siç shihet ekziston. K shembuj nga praktika botërore në aspektin juridik, ku shfrytëzohen dëshmi të tilla për procedurë gjyqësore dhe kjo çështje derisa nuk pastrohet, puna ngelet pezull në ajër. Ato materiale janë bazë për të cilën u tregua krimi, ato dërgojnë edhe deri te dëshmitë tjera të cilët duhet të sigurohen dhe për shfrytëzimin e atyre dëshmive nuk a kurrfarë pengese që të shfrytëzohen. Gjithçka që ka lidhje me veprimtarinë e funksionarëve të lartë shtetërorë dhe ka të bëjë me veprimet e tyre kriminele, as nuk mundet as nuk guxon që të fshihet prej qytetarëve”, vlerëson Trajanovski.

Kemi analizuar se PSP është e vetmuar në luftën për mbrojtjen e dëshmitarëve mbrojtës, për shkak se partitë nuk anë interes të madh për votimin e ndryshimeve ligjore. Çështja përsëri u aktualizua me vdekjen e Kosta Kërpaçit, trupin e të cilit, policia e gjeti të vdekur në banesën e tij.

AI u gjet në listën e të aboluarve nga presidenti, Gjorge Ivanov dhe ka pasur lidhje me “bombën” numër 15, gjegjësisht me prokurimin dhe ryshfetin për pajisjen për përgjim nga Izraeli.

Nga PSP, deklaruan se Kërpaç, nuk a qenë i dyshuar në asnjë prej lëndëve, por është paraqitur si dëshmitar. Mu për këtë arsye edhe ata e kishin të paqartë se pse presidenti Ivanov e ka aboluar atë.

Zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristovska më herët informoi se ai më herët është kërcënuar, por për çfarë dhe prej kujt nuk e ka precizuar, me qëllim që të mos pengohet hetimi për vdekjen e tij, të cilën po e bën Prokuroria Themelore.

Kjo storje është realizuar me anë të bashkëpunimit ndërmjet NOVA TV dhe Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button