Velanoski në Poloni: Bashkëpunimi rajonal ka rëndësi të veçantë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonis, Trajko Velanoski sot në Varshavë, Republika e Pononisë, mbajti fjalim në pjesën e parë të Takimit parlamentar të vendeve nga Evropa Qendrore-Lindore me temë “Rilindja e Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimi rajonal në Evropën Qendrore dhe Lindore”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Kabineti i kryetari të Kuvendit, Velanoski në fjalimin e tij u përqendrua në ardhmërinë e BE-së, proceset eurointegruese të shteteve aspirante dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.

“Çfarë Evrope duam dhe cila është ardhmëria e BE-së dhe proceseve integruese të shteteve aspirante, janë çështje të cilat veçmas aktualizohen pas të ashtuquajturit Brexit, gjegjësisht referendumit në të cilin qytetarët e Britanisë së Madhe u përcaktuan për dalje nga BE-ja. Ky është një vendim i cili duhet të respektohet, por po ashtu, vendim i cili shtron shumë pikëpyetje, dilema, dyshime, madje edhe frikë për ardhmërinë e Evropës. Më tej, kriza ekonomike e cila ka përfshirë mbarë botën, kriza e borxheve në kuadër të Bashkimit Evropian, po ashtu, hapën shumë të panjohura, dilema dhe dyshime tek secili qytetar. Por, Evropa në zhvillimin e saj nuk haset për herë të parë me shumë çështje, dilema dhe sfida shumë të vështira”, tha Velanoski në fjalimin e tij.

Siç thuhet më tej në njoftimin, Velanoski theksoi se për shtetet e Evropës Juglindore, ndërsa në kuadër të kësaj edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi rajonal ka rëndësi të veçantë për shumë aspekte.

“Mosrespektimi i solidaritetit si parim mbi të cilin është ndërtuar dhe mbi të cilin edhe sot funksionon Bashkimi Evropian, për fat të keq ne qytetarët e Republikës së Maqedonisë shumë shpesh e kemi ndjerë në lëkurën tonë. Për shembull, deri tani Maqedonia ka 6 rekomandime për fillimin e negociatave me BE-në, por për shkak të një kontesti absurd bilateral dhe mosrespektimin e parimit të solidaritetit nga fqiu ynë jugor, ne jemi të bllokuar në integrimet tona euroatlantike. Megjithatë, ne si shtet nuk heqim dorë nga bashkëpunimi rajonal me të gjitha shtetet në rajon edhe atë në të gjitha fushat”, tha Velanoski duke theksuar përkushtimin e Maqedonisë në bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button