Sami Yusuf të shtunën vjen për të perfomuar në Shkup

Këngëtari i njohur i botës islame, Sami Yusuf për herë të parë vjen në Maqedoni, ku më datë 3 shtator do të performojë në Arenën Kombëtare “Filipi i II” në Shkup albumin e tij më të ri “Barakah” (Bereqet) në të cilin përfshihen 11 këngë në gjuhën angleze dhe në disa gjuhë të tjera, raporton Anadolu Agency (AA).

Me anë të këtij albumi Sami Yusuf reagon ndaj krimeve që kryhen në emër të Islamit. Organizatori i këtij evinimenti, Ferki Demirovksi, theksoi se Sami Yusuf me kënaqësi të madhe ka pranuar ftesën për të performuar në Shkup, si dhe shtoi se ky koncert do të dërgojë një mesazh paqeje dhe besimi tek publiku i gjerë.

“Është një koncert që do të na bashkojë të gjithëve, pasi që këtë këngëtar e duan të gjitha komunitetet, si shqiptarët, turqit, romët apo boshnjakët. Besoj se në këtë kohë më e rëndësishme është që të bashkohemi dhe përmes këtij koncerti ne mund të dëshmojmë se qëndrojmë bashkë”, u shpreh Demirovski.

Sipas Demirovskit, është vendosur që koncerti të mbahet në Shkup për shkak se gjeografikisht ky qytet është si qendër e Ballkanit dhe posedon kapacitete më të favorshme për të mbajtur një koncert të madh me këngëtar të njohur botërisht.

Organizatori i këtij evinimenti bëri të ditur se deri më tani janë shitur mbi 10 mijë bileta, përfshirë edhe vizitorë nga Kosova dhe Shqipëria, ndërsa pritet që numri i vizitorëve natën e së shtunës të arrijë deri në 25 mijë. Çmimi i biletës përveç në faqen zyrtare të këngëtarit Sami Yusuf, shitet edhe në disa pika në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.

Sami Yusuf, këngëtari i njohur britanik me origjinë nga Azerbajxhani në vitin 2006 u cilësua si “ylli më i madh i rokut në botën islame” nga revista amerikane TIME. Ai lindi në vitin 1980 në një familje me prejardhje muzikore nga Irani, i cili në moshë të re mësoi t’u binte disa instrumenteve, të këndonte dhe të shkruante tekste këngësh.

U edukua në shumë shkolla muzikore, përfshirë edhe “Royal Acaddemy of Music in London” , ndërsa në vitit 2003 promovoi albumin e parë “Al-Mualim”, më vonë edhe të dytin “My Ummah” që shiten rreth 5 milion kopje. Zakonisht në tekstet e këngëve ai përdor fjalë dashurie, paqeje, tolerance dhe mëshiruese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button