Maqedoni, të gjitha detajet për aksionin e sotëm policor “Diga” (VIDEO)

Ashtu u njoftua edhe më herët, Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer një operacion policor nën emrin e koduar “Diga” në kuadër të operacionit “Rrjeti”, për shuarjen e shpërndarësve të drogës të cilët kanë vepruar në nivel nacional dhe ndërkombëtarë, shkruan Portalb.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë masa operative taktike dhe teknike në drejtim të zbulimit, dokumentimit dhe për t’i dëshmuar aktivitetet kriminale. Gjatë vitit 2015, ka filluar hetimi për një grup kriminel e cila ka vepruar në nivel kombëtarë dhe nacional e cila e ka kryer vepra penale lidhur me tregtinë e paligjshme me drogë, ndërkaq sipas informatave të fundit nga shërbimi informativ për kundërzbulim dhe dëshmive, tregohet ndikimi i tyre në strukturën e policisë dhe gjyqësorit. Nëpërmjet këtij ndikimi, është dashur që të mbrohen interesat kriminale, për të përfituar në mënyrë të paligjshme, fuqi financiare dhe ndikim, por edhe parandalim dhe moslejim të zbatimit të aktiviteteve ligjore”, thonë nga MPB.

MPB, njofton se nga hetimi kriminalisti “Diga”, është mësuar se tre persona të moshës, 35, 38 dhe 42 vjet, në periudhën prej qershorit të vitit të kaluar deri në këtë vit, kanë organizuar rrjet të shitjes dhe ndërmjetësimit dhe kanë angazhuar persona për dërgimin dhe rishitjen e drogës dhe substancave psikotrope.

“Për këtë qëllim tre personat kanë angazhuar disa persona, nga të cilët për dy persona është ngritur kallëzim penal për shitje të drogave: marihuanë, kokainë dhe ekstaza në territorin e Republikës së Maqedonisë”, sqarojnë nga MPB.

Nga kryerja e bastisjeve te pesë personat, nga të cilët tre janë organizator dhe dy ndërmjetësues, janë gjetur dhe janë konfiskuar lëndë dhe mjete të ndryshme për komunikim të cilët do të kryhet ekspertizë plotësuese, transmeton Portalb.

“Te i dyshuari i parë i moshës 33vjeçare nga Shkupi, është gjetur një qese polietileni e bardhë me bimë narkotike dhe një qese pa ngjyrë në të cilën është gjetur një “pushkë ajri” i kalibrit 4.5 mm, telefona mobil dhe mjete tjera. Te i dyshuari i dytë i moshës 35 vjeçare nga Shën Nikolla, janë gjetur 31 shishe dhe tubë e mbushur lëngë të errët të verdhë, 16 fara nga bimë të panjohura, dy qese polietileni ngjyrë kafe me pluhur, telefona mobil dhe mjete tjera. Te personi i tjerë, nga Shkupi i moshës 35 vjeçare, janë gjetur dy qese polietileni në të cilat ka pasur materie bimore, ndërkaq te tjetra ka pasur pluhur, matës digjital dhe 49 bankënota nga 1000 denarë. Te dy personat e tjerë të moshës 38 dhe 42 nga Shkupi, janë gjetur disa mobile telefona me kartela si dhe Mercedes I blinduar me targa të Shkupit”, njoftojnë nga MPB.

Në kuadër të “Digës”, gjatë vitit 2015 dhe 2016, janë ngritur kallëzim penal dhe janë arrestuar 30 persona gjatë së cilës janë konfiskuar 4 kilogramë marihuanë, fara të kanabis sativës, 75 tableta ekstazë, mbi 9 gramë kokainë, tableta MDMA dhe 1.6 ml. vaj prej kanabisi. Kundër tyre janë të paraqitura 10 kallëzime penale.

Deri më tani janë paraqitur një inspektor policie, një prokuror publik dhe një drejtor i spitalit.

Grupi kriminale ka vepruar në Shën Nikollë, Shtip, Koçani, Manastir, Gostivar dhe Shkup.

Për shkak të karakteristikave të grupit kriminale, m MPB, sqaron se ekzistojnë dyshime se ka nivel më të lartë të ndikimit korruptiv dhe lidhje të brendshme, me institucionet kompetente.

Gjatë ditës së3 sotme, MPB njofton gjithashtu se deri te Prokuroria Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të dorëzojë kallëzim penal kundër 7 personave për ekzistimin e dyshimit për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike.

Pesë të dyshuar janë të arrestuar, ndaj njërit që është ngritur kallëzim penal tanimë është në paraburgim, ndërkaq edhe një tjetër është në kërkim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button