Bëhu lakmitar i së vërtetës

Më rastis të jem dëshmitar i ngjarjeve që dikujt ia ndryshojnë jetën.

Më rastis të jem dëshmitarë në ngjarje kur vrasësi me anë të thirrësit në drejtësi pretendon të mbulojë krimin.

Kam parë pleq me mllef që i ofron besim institucionit që në gjuhën e tij nuk ka përkthim për fjalën besë.

Kam takuar njerëz të partive nëpër institucione që shajnë me nanë se “partia i ka dërguar në x institucionin, ku zëri i shqiptarit qenka vështirë për tu ngritur”.

Thirrës në drejtësi që nuk dinë të mbrojë një të pafajshëm, sepse në pozitën ku ndodhet ka ardhur me “spoil sistem” dhe jo në bazë të meritokracisë- edhe këtë e kam parë.

Kam parë fëmijë që i qajnë baballarët, por edhe baballarë që qajnë të bijtë.

Në lëkurën time kam ndjerë edhe kërcënime. “Ti je i ri me bë armiq”- më kanë thënë. Dhe, nëse ky ka qenë çmimi, unë kam vazhduar, vazhdoj…

Kam dëgjuar edhe shumë profesorë të ndryshëm të ligjërojnë për politikën, moralin… Por shumë pak politik dhe moral kam parë në jetën e përditshme.

E ardhmja i takon rinisë. Rinia duhet të ketë koncept për të ardhmen. Qëllimi i jetës është jeta me një qëllim- PAQJA.

Konceptin mbi të ardhmen e gjeni nga leksionet që mund t’i nxjerrni nga përditshmëria. Mundeni të lexoni tërë ditën libra, e të jeni në trend me “bestselleret”, … ama jeta kërkon aksion. “Kënaqësia është në aksione” do të thoshte WOODROW WILSON.

Mbi supet e juaja qëndron e ardhmja. Ndryshimi le të fillojë nga secili prej nesh.

Qëndroni me të vërtetën edhe nëse do të duhet ta humbisni jetën. Fundja në jetë, vetëm vdekja është e vërtetë.

Ukshin Hoti do t’u thoshte: “Bëje ose vdis, për ta vdekur vdekjen”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button