Porsche prezanton modelet, 911 Targa 4 dhe 4S

Pas shumë spekulimeve dhe fotografive të publikuara në ueb-faqe të ndryshme të internetit, më në fund kompania gjermane Porsche ka prezantuar modelin e saj më të ri 911 Targa 4 dhe 4S në panairin e Detroitit.

Duke iu rikthyer dizajnit të modelit të parë të vitit 1965, Porsche i ri 911 Targa vjen me disa ndryshime të vogla siç janë dritarja kryesore dhe kulmi i lëvizshëm. Kur flasim për panoramë, kjo veturë brenda 19 sekonda hap kapakun e tavanit por vetëm kur është e ndalur.
Në Porsche thonë se 911 Targa do të jetë i disponueshëm në treg në versionin me tërheqje me të katër rrotat (all-wheel), kështu që blerësit do të mund në mes të 911 Targa 4 dhe Targa 4 S.

Fuqia motorike vjen nga motori me 3.4 litra me gjashtë cilindra që gjeneron 350 kuaj fuqi, dhe që arrin shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 4,6 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 280 km/h.

Por ata që dëshirojnë diçka edhe më të fuqishme, mund të mbështeten tek modeli Targa 4S me 3.8 litra me gjashtë cilindra që prodhon 400 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për vetëm 4,2 sekonda, kurse shpejtësia maksimale është 293 km/h. Por me instalimin e sistemin PDK dhe Sport Chrono, kjo veturë kap shpejtësinë e 295 km/h. I planifikuar për të dal në shitje gjatë kësaj vere, Porsche 911 Targa 4 çmimin fillestar do ta ketë 101,600 dollarë, derisa versioni 4S, 116,200 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button