EKSKLUZIVE: Rrëfimi i plotë për vrasjen e “Komandant Shqiponjës”

Ka vazhduar sot seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore Kumanovë, për vrasjen e Xhemail Rexhepit, i njohur në opinion si Komandant Shqiponja. Në seancë ka nisur dëgjimi i dëshmitarëve, raporton Portalb.

Dëshmitari Sh.L. si dëshmitar i parë, që ka qenë prezent gjatë vijimit të ngjarjes në detaje ka rrëfyer momentin e ngjarjes. Pas nisjes së dëshmisë ai ka paralajmëruar se atë që do ta tregon shumica e të pranishmëve në sallë veçmë e kanë parë vijimin e ngjarjes nga video-ja që është siguruar nga kamerat e objektit, ku saktë mund të shihet gjithçka.

“Me 22 korrik mora sms, ftesë për në zyrat e përkohshme të BDI-së, sepse partia nuk kishte zyra. Në ftesë shkruante se do të kenë mbledhje nëndegët ora 14 në lokalin “Shpija jonë”. Ftesën e kanë marrë edhe aktivistë tjerë. Ftesës iu përgjigja pozitivisht. Shkova me veturën time. Rrugës mu lajmërua Shefki Rexhepi dhe e mora me veturën time. Këtë që do ta them shumica në sallë e keni parë edhe nëpërmes videos. Kur arrita aty pash edhe Amir Latifin, i cili sapo arriti te lokali. Xhemail Rexhepi “Shqiponja” kishte arritur disa minuta para meje. U ula afër Xhemailit, dhe Lulzim Alitit, derisa Shefki Rexhepi shkoi për tu përshëndetur me të akuzuarin e parë. Derisa vijonte përshëndetja i akuzuari i dytë filloi të gjuante me pistoletë. Shefki Rexhepi është nisur në drejtim të akuzuarit të dytë për t’ia marrë pistoletën. Në tentim për ta marrë armën, me të cilën gjuajti i akuzuari i dytë, kishte gjuajtje. I pari që reagoi për ta ulur tensionin ishte Xhemail Rexhepi, pastaj Lulzim Aliti dhe unë i treti. Mendova se Shqiponja, si më i fortë, do t’ua merr armën dhe do të qetësohen. Pastaj të akuzuarin e parë e pash me armë, i cili filloi të gjuajë me armë nga afër në drejtim të Shqiponjës. Në atë moment Shqiponja ishte i kthyer me shpinë ndaj të akuzuarit të parë. Agim Demiri dhe Lulzim Aliti ishin afër të akuzuarit të parë dhe arritën të ia marrin armën. Unë duke bërtitur të mos gjuajnë arrita t’ua marr pistoletat dhe i gjuajta nga ballkoni në bahçe. Deri në atë moment nuk e dija se ka viktima. Pastaj pash se Shqiponja nuk jepte shenja jete, ndërsa Shefkiu ishte i plagosur”, tha gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari Sh.L, raporton Portalb.

Pala mbrojtëse ka reaguar pas këtij rrëfimi duke e cilësuar kundërthënës dëshminë e dëshmitarit Sh.L në raport me deklaratën e parë në polici, më 24 korrik 2015, por ky i fundit ka insistuar se deklaratat janë të sakta dhe të qarta.

Në seancën ka dëshmuar edhe babai i viktimës Mejdi Rexhepi. Ai ka akuzuar drejtpërsëdrejti kryetarin Ali Ahmeti për vrasjen e djalit të tij.

“Djali ka folur vetëm me Ali Ahmetin. Nuk e kemi ditur kush mund ta vret. Ali Ahmeti i ka thënë në telefon se nëse del nga partia do të vijë në shtëpi”, tha para gjykatës së Kumanovës i ati i Xhemail Rexhepit- Shqiponja.

Mejdi Rexhepi, pasi u kry seanca e sotme, para mediave tha se i beson vetëm Prokurorisë Speciale Publike.

“I besoj gjykimit të Katica Janevës, ajo duhet ta gjykojë këtë rast sepse këtu Aliu, Musai, Zimriu, e disa të vegjël Beqir Hasani e qe ky klan e ka kurdisë. Tha babë po më vrasin, tha nuk do të rri në shtëpi që mos të na vrasin të gjithëve të shtëpisë”, tha i ati i “Shqiponjës”, para mediave.

Me kërkesë të prokurorit publik, seanca është ndërprerë, dhe gjykatësja Maja Denkovska seancën e radhës gjyqësore e ka caktuar për më 23 shtator.

Në rastin e vrasjes së Komandant Shqiponjës, akuzohen dy persona Bajram Limani dhe Amir Latifi./Portalb

LEXO MË SHUMË:

16.06.2015 – Kumanovë, Bajram Limani zgjidhet ushtrues detyre kryetar i degës së BDI-së

23.07.2015 – Kumanovë, vritet komandant Shqiponja

23.07.2016 – Flet i dyshuari për vrasjen, Bajram Limani: Isha në vetëmbrojtje (VIDEO)

27.07.2015 – Vrasja e Komandant Shqiponjës: Të dyshuarit u mbrojtën me heshtje

23.08.2015 – Përkujtohet Komandant Shqiponja

13.09.2015 – Procesi i vështirë i reformave në BDI

24.07.2016 – Lëvizja BESA–Kumanovë: Këto janë dy provokimet më të reja të BDI-së për kumanovarët

27.07.2016- Beteja e fundit e “Komandant Shqiponjës” me drejtësinë e Maqedonisë (Dokument)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button