Ja profilet e disa prej shqiptarëve kandidatë më serioz për Komisionin ad hoc (FOTO)

Sefer Tahiri, Fatos Rushiti, Ilir Ajdini, Petrit Saraçini, Fitim Kryeziu, Besmira Ejupi, Lulzim Hamidi, Ajet Rexhepi, janë emrat që lakohen si kandidatë për anëtarin e 5-të shqiptar në Komisionin ad hoc për mbikëqyrjen e medieve 100 ditë para zgjedhjeve, shkruan Portalb.mk.

PËRDITËSIM: Daut Dauti ka tërhequr kandidaturën e tij.

Sipas marrëveshjes në mes katër partive nënshkruese në Përzhinë: BDI, PDSH, LSDM dhe VMRO-DPMNE, katër anëtarë nga Komisionit u propozuan nga ana e VMRO-DPMNE­-së dhe LSDM­-së, ndërsa i pesti duhet të jetë shqiptar.

Portalb ka siguruar pjesë nga biografitë e kandidatëve. Ata vijnë kryesisht nga fusha mediatike, disa prej tyre edhe me profile akademike, njofton Portalb.mk.

Sefer Tahiri
Sefer Tahiri

Sefer Tahiri, nga fshati Radushë, Shkup, profesor universitar. Doktor shkence, drejtimi i komunikimit, ka doktoruar me temë: “‘Ndikimi i partive politike në politikën redaktuese të Shërbimit radiodifuziv publik-RTVM, në periudhën 1998-2006”.

Për momentin është profesor në Universitetin e Europës Juglindore dhe bashkëpunëtor shkencor në Sektorin e lidhjeve të ndërsjellta kulturore, historike dhe gjuhësore mes shqiptarëve dhe maqedonasve me popujt tjerë të rajonit.

Profesori universitar Sefer Tahiri është autor dhe bashkëautorë i disa punimeve/botimeve shkencore, edhe atë:

  • “Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës (2012)”, në bashkautorësi me Skender Asanin dhe Mehmet Prishtinën;
  • “Kontributi kombëtar i gazetës Shkupi (2012)”, revista “Kërkime historike”, SHHSHM, Shkup;
  • “Të rinjtë midis mediave dhe letërsisë (2012), revista Scupi, ITSHKSH, Shkup;
  • “Raportimi i mediave mbi tërmetin e vitit 1963 në Shkup”, “Kërkime historike”, SHHSHM, Shkup;
  • “Raportimi i mediave mbi divesitetet”, 2012, botim i veçantë i Institutit Maqedonas të Medias, Shkup;
  • “Globalizimi dhe identiteti i shqiptarëve”, revista Studime albanologjike, 2012, ITSHKSH, Shkup;
  • “Retorika e Hasan Prishtinës”, revista shkencore Scupi, 2012, ITSHKSH, Shkup;

Aktivitete tjera të Tahirit:

  • Anëtar i Komisionit të Ankesave pranë Këshillit të Etikës së Mediave në Maqedoni.
Ilir Ajdini
Ilir Ajdini

Ilir Ajdini nga Shkupi, ka kryer Fak­ultetin e Gjuhës dhe Le­të­rs­isë Shqiptare dhe ka studiuar Dramaturgjinë në Uni­ve­rsitetin e Shkupit.

Ka punuar gazetar, redaktor, kryeredaktor, në më shumë mediume në gjuhën shqipe dhe maqedonase në Ma­qe­do­ni, si në gazetat “Flaka”, “Dn­e­v­nik”, “Fakti”, në agjencitë e lajmeve Makfaks, MIA etj..

Në vitet 2002-2010 ka qenë anëtar dhe nën­kr­ye­tar i Këshillit të Radiod­if­uz­io­nit të Maqedonisë. Si shkrimtar, ka botuar vëllimet me poezi “Mje­gull mbi përralla”, “Tra­ns­la­ci­one nate” dhe “Ditët vijnë fshe­hu­razi”.

Ai është anëtar i Shoqatës së Shk­rimtarëve të Maqedonisë.

 

Petrit Saraçini
Petrit Saraçini

 

Petrit Saraçini, nga Shkupi gazetar. Ekspert për media në OJQ CIVIL- Qendra për Liri. Anëtar i Shoqatës së gazetarëve të MAqedonisë.

Më shumë se 20 vite eksperiencë si përkthyes dhe interpretues. 1996-99 ka punuar në misionin e UNPREDEP (United Nations Preventive Deployment in Macedonia).

Më shumë se 15 vitë përvojë në gazetari, ka punuar në “Dnevnik”, “Lobi”, “Flaka”, “Life Radio”…etj.

Ka punuar si ekspert për media për OSCE-ODIHR në katër cikle zgjedhore. I specializuar në hulumtime për media, monitorim për media, produksion multi-medial dhe marrëdhënie me publikun për administratën publike dhe organizata jo qeveritare.

Saraçini ka qenë edhe ko-autor i studimeve dhe drejtues i ekipeve për monitorim të mediave të Institutit Maqedonas për Media, gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2008, zgjedhjeve presidenciale e lokale 2009, zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2011.

Fatos Rushiti
Fatos Rushiti

 

Fatos Rushiti nga Kumanova, magjistër i shkencave juridike. Kandidat doktor i shkencave juridike në Universitetin Europian të Tiranës, lëmia e Gjyqësisë Kushtetuese.

2010/2015 ka qenë i angazhuar si bashkëpunëtor i jashtëm në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti i Administratës së Biznesit, Departamenti Administratë Publike, si ligjërues i lëndëve juridike.

2014/2015 ligjërues në Kolegjin Universitar ISPE- Institutin për Studime Politike dhe Europiane në Prishtinë Bashkëpunëtor i Qendrës Juridike në Prishtinë, 2004-2006.

Ekspert për çështje juridike në edicione te lajmeve për Radio Prishtina dhe Radio Blue Sky në Prishtinë 2006-2008 -2012-2016.

Ekspert për çështje juridike dhe politike për Kosovën dhe Maqedoninë në Agjencinë Ballkanike të lajmeve IBNA –Independent Balkan News Agency Referues tematik si ekspert për çështje juridike dhe politike për Revistën elektronike Inbox7.mk në Maqedoni.

Rushiti për momentin është gazetar në gazetën e përditshme “Koha”, ku mbulon rubrikën e politikës.

Fitim Kryeziu, redaktor në televizionin Nova, redaksia e gjuhës shqipe. Ka punuar në Fakti, në ish gazetën Koha e Re si dhe në portalin Kurir në redaksinë e gjuhës shqipe.

Besmira Ejupi
Besmira Ejupi

Besmira Ejupi, 22 vjeçare, ka punuar si gazetare e emisioneve zbavitëse në Kanal 3 në Dibër. Aktualisht punon në televizionin TV Nova si prezantuese.

 

 

 

 

 

 

 

 

Ajet Rexhepi
Ajet Rexhepi

Ajet Rexhepi, është nga Shkupi. Aktualisht i punësuar në Komunën e Gazi Babës si këshilltar për ekonomi lokale. Ka qenë i punësuar në Agjencinë shtetërore të administratës. Ka kryer magjistraturën në Univerzitetin FON.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lulzim Hamidi
Lulzim Hamidi

 

Lulzim Hamidi, nga fshati Gradec, në afërsi të Gostivarit. Profesor i papunësuar i sociologjisë. Ka studiuar në Prishtinë. Simpatizues i BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button