Mbrëmjet Poetike Strugane

(Njëherë në një kohë që vazhdon të mbetet po ajo kohë ngricash,  u çuan në këmbë shqiptar e maqedon…)

Prej fillimit të tranzicionit, asnjëra parti në pushtet nuk bëri asnjë përpjekje që t’i ndërpren praktikat diskriminuese dhe fyese që përsëriten vit pas viti gjatë Mbrëmjeve Poetike Strugane. Obligimet ligjore e morale i anashkalonin dhe i anashkalojnë të pandreqshmit, të pa kuruarit, të pa vlerësuarit edhe pse pēr këtë eveniment hidhen qindra mijëra euro nga djersa e shqiptarëve të Maqedonisë. Në këtë eveniment është diskriminuar gjuha shqipe, janë dëgjuar poezi ku fund e krye fyet nacionaliteti jonë etj.Pikërisht në këto mbrëmje kur anët e Drinit mbushen me shqiptarë, luhet loja e ujkut dhe qingjit që e kurrë nuk e turbulloi ujin, loja e të fuqishmit, të pandreqshmit dhe loja e të pafuqishmit që aty afër dallgëve të shkrumbëzuara nuk tha u bëftë deti kos në mes të Strugës shqiptare.Këtë institucion kulturor e themeluan edhe shkrimtarë shqiptarë. Para dhe pas komunizmit ky instiucion është drejtuar nga shkrimtarë maqedonas. Në një periudhë shumë të gjatë kohore,prej kur ekziston ky manifestim, në kontinuitet kanë ndodhur incidente: është djegur flamuri shqiptar, është krijuar imazh i rrejshëm nëpër botë për shqiptarët, janë bërë shantazhe të shumta, pjesëmarrja e poetëve nga Kosova e Shqipëria ka qenë simbolike dhe që të mos dëgjohej fjala, arma e tyre, prishnin zërimin dhe  bënin shumë punë të pista por, benzin nuk arritën të hedhin dot mbi vargjet e Ali Podrimes dhe shumë e shumë poetëve tjerë me vlera sublime.

(Plagët që nuk harroen)

Njëherē në një kohë terse, gjatë vitit 2008, ca njerëz ters u tërbuan e u ngritën në këmbë. Maqedon e shqiptarë çirreshin si hiena nëpër mediume. Maqedonët e quanin fatkeqësi qē në krye të bordit zgjidhet një shkrimtare shqiptare, kurse shqiptarët poashtu u veremuan që institucioni të udhēhiqet nga një krijuese shqiptare me begraund letrar. Inatet dhe çudirat zgjatën dy javë. Ajo që nga dega e Strugës u zgjodh në krye te bordit të MPS, u shkarkua në mënyrēn më monstruoze, më banale, më skandaloze nga ca ” patriot” shqiptarë.
Per fat të keq institucionet kulturore si dhe asociacionet joqeveritare kulturore udhehiqen ose perfaqësohen nga njerëz jo kompetent, nga ata që flasin nje shqipe te bastarduar, njerëz që nuk i njohin vlerat kulturore, që nuk bezdisen fare për letërsinë nacionale, për politikën kulturore, përveç se per interesa materiale.

Biografia e mëposhtme u publikua njëherë në një kohë që vazhdon të mbetet po ajo kohë diskriminimesh, degradimesh, fantomizimesh…

(Kjo histori nuk fshihet dhe nuk harroet derisa të mbetet në këmbë edhe vetëm një shqiptar i vërtetë).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button