OKB: Pabarazia gjinore në Afrikën Subsahariane kushton 95 miliardë dollarë në vit

Në raportin e fundit të Kombeve të Bashkuara (OKB) thuhet se pabarazia gjinore në Afrikën Subsahariane kushton 95 miliardë dollarë në vit, duke rrezikuar përpjekjet e kontinentit për të nxitur rritjen ekonomike, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e Programit të Zhvillimit të OKB-së, të publikuar të dielën në Konferencën Ndërkombëtare të Zhvillimit Afrikan në Kenia, theksohet se barrierat e rrënjosura strukturore të tilla si shpërndarja e pabarabartë e burimeve dhe pushtetit politik, në kombinim me institucionet shoqërore në të cilat ka pabarazi pengojnë progresin e Afrikës.

Administratorja e UNDP-së Helen Clark tha se luftimi i pabarazisë gjinore në tregun e punës, arsimit dhe shëndetësisë do të eliminojë varfërinë dhe urinë.

Sektori civil në Kenia kërkon nga Parlamenti të sigurojë që një e treta e posteve udhëheqëse t’u takojë grave në pajtueshmëri me Kushtetutën e vitit 2010.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP