Berisha larg Lazios, e duan Torino dhe Crotone

Etrit Berisha gjithnjë e më pranë largimit nga Lazio. Portieri shqiptar nuk u përfshi në listën e të grumbulluarve nga trajneri Simone Inzaghi edhe për ndeshjen e Olimpicos me Juventusin, një sinjal i qartë se divorci mes palëve është shumë pranë.

Sipas mediave italiane, 27-vjeçari nuk hyn në planet e Inzaghit, për këtë arsye do të merren në konsideratë ofertat që do të vijnë në drejtit të “gardianit” kuqezi. Nga Seria A janë disa klube që do ta prisnin krahapur Berishën, më konkretisht Torino dhe Crotone, transmeton Supersport.

Sigurisht që ekipi “granata” e tërheq më shumë portierin shqiptar, por edhe skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit italian mbetet një alternativë e mirë. Për Berishën është e rëndësishme që të luajë titullar, pra të jetë ai zgjedhje e parë e trajnerit, ndryshe nga sa ka ndodhur gjatë tre sezoneve të fundit të Lazio ku është alternuar me Marcchettin.

Ofërtat nuk mungojnë edhe nga jashtë Italisë, megjithatë zgjedhje e parë për Berishën mbetet Seria A.

Orët në vijim do të jetë mjaft intensive për numrin 1 të portës së Shqipërisë, i cili do t’i bashkohet kombëtares për miqësoren me Marokun dhe eliminatoren e botërorit Rusi 2018 me Maqedoninë, që do të zhvillojen në Loro Borici.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button