Vizita – Bushati në Kinë kërkon mbështetje për realizimin e “Rrugës së Arbrit”

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kërkon mbështetjen e Kinës për realizimin e projektit të Rrugës së Arbrit.
Kjo është bërë në takimin që kryediplomati shqiptar pati me anëtarin e Këshillit të Shtetit Yang Jiechi, ish-Ministër i Punëve të Jashtme gjatë qëndrimit në Kinë për një vizitë zyrtare e cila u mbyll sot.
“Rikonfirmimi i marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve dhe rezultatet e pritshme në realizimin e projekteve konkrete me interes të ndërsjellë ishin në fokus të diskutimeve mes Ministrit Bushati dhe z. Yang Jiechi, i cili nënvizoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shembull i trajtimit si të barabartë dhe besimit reciprok.
Gjatë bisedës, Ministri Bushati u shpreh se vizita e tij në Kinë dhe diskutimet e frytshme do të ndikojnë në intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Duke pasur parasysh rolin dhe pozicionin kyç të z.Yang si Anëtar i Këshillit të Shtetit, ai kërkoi mbështetje për realizimin e projektit të “Rrugës së Arbrit”, si edhe për mundësimin e çertifikimit të produkteve bujqësore shqiptare që do të ndikonte në rritjen e eksporteve të tyre në Kinë” thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë së Jashtme.
“Kina – theksoi z. Yang, vazhon më tej njoftimi – i kushton shumë vëmendje marrëdhënieve me vendet e Evropës, e në mënyrë të veçantë me Shqipërinë, e cila e ka mbështetur atë në momente të vështira për t’u rikthyer në vendin që i takonte në OKB”, si dhe konfimoi mbështetjen e saj që edhe Shqipëria të luajë një rol më të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare.
Bashkëbiseduesit u shprehën se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë në rrugën e duhur, por ata theksuan se duhen shfrytëzuar më shumë potencialet ekzistuese, duke u ndalur në projekte konkrete në infrastrukturë, bujqësi, turizëm dhe kontaktet njerëzore e zhvillimin e kapaciteteve.
Në përfundim, Ministri Bushati vizitoi Qendrën e Kërkimit dhe Zhvillimit të një prej kompanive lider botërore të telekomunikicionit, Huawei, e cila e vitet e fundit ka rritur praninë dhe aktivitetin e saj në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button