Rruga e Arbrit, Haxhinasto: Kemi nisur kontaktet me kompaninë kinez

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka folur sot për rrugën e Arbrit ku ka thënë se dikasteri që drejton ka nisur kontaktet me një kompani kineze për ndërtimin e kësaj rruge të rëndësishme.

Teksa ka inspektuar punimet që po kryehen në aksin rrugor Mbrostar – Levan në Fier, Haxhinasto ka thënë se, punimet në këtë aks vijojnë, por ato duhet të kishin përfunduar me kohë.

Haxhiasto ka shtuar se, deri tani në këtë aks rrugor kanë përfunduar 50% e punimeve.

‘Deri në këto momente që flasim 50 % e punimeve kanë mbaruar për baypassin e Fierit. Punimet po ecin me intensitet, por duhet të kishin mbaruar. Sa i përket rrugës së Arbrit dua të them se kemi nisur kontaktet me një kompani kineze për nisjen e punimeve” ka thënë Haxhiasto, transmeton Shqiptarja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button