Mbyllja e xhamive në Francë: muslimanët druhen se shteti synon të kontrollojë besimin e tyre

Pas një rrethimi me tela mbuluar nga barishtet, në periferinë veriore të Parisit, Gennevilliers, ndodhet një grumbull ndërtesash prej tulle dhe një radhë me tenda.  Kjo është vendndodhja e xhamisë El Houda, e cila u kontrolluar dhe u mbyll më pak se 24 orë nga sulmet terroriste të nëntorit të kaluar në Paris, që nxiti gjendjen e emergjencës në të gjithë Francën. Arsyeja sipas autoriteteve, ishin lidhjet e dyshuara me grupet militante islamiste.

Për Mohammed, një banor lokal që falej aty, xhamia nuk kishte asgjë të pazakontë. “Unë jam besimtar praktikant dhe vij këtu gjithnjë dhe asnjëherë nuk kam parë ndonjë gjë të çuditshme. Mbyllja e hapësirave për besimin musliman nuk është rruga e duhur”, thotë ai.

El Houda ishte një nga 20 xhamitë që u mbyllën në emër të sigurisë kombëtare.  Ajo lëvizje ka detyruar shumë muslimanë të Francës – një komunitet i gjerë që vlerësohet të jetë prej rreth 5 milionë njerëzish – në një periudhë vetë-analizimi të thellë.

Shumë muslimanë francezë nuk e durojnë dot idenë që aktet e dhunshme të terrorizmit janë ndërmarrë në emrin e tyre nga grupe xhihadiste të të ashtuquajturit ISIS. Por ata, gjithashtu, kundërshtojnë ndjesinë se u duhet të justifikojnë veten, në një vend që krenohet me një traditë të fortë sekulariste dhe me parimet e Lirisë, Barazisë dhe Vëllazërisë.

Këshilli francez i besimit musliman, që vepron si një urë ndërmjetësimi me qeverinë franceze, po planifikon të krijojë një fondacion për të mbikqyrur vettingun e imamëve dhe të financimeve të xhamive në të cilat ata predikojnë.

“Ideja është që të shqyrtohet rruga teologjike që imamët kanë marrë”, thotë presidenti i këshillit, Anouar Kbibech, “të inkurajohen ata të studiojnë e të nënshkruajnë një kartë që promovon një Islam të hapur, tolerant dhe një Islam që respekton vlerat e republikës franceze”.

Popullsia muslimane në Francë vlerësohet se kap shifrën e pothuajse 5 milionë njerëzve. Një raporti i fundit nga komiteti i Senatit francez gjeti se, nga 2500 xhami, 120 ishin salafiste, që predikonin formë fondamentaliste të Islamit suni.

Sidoqoftë,  Marwan Muhammed, drejtor i grupit “Kolektivisht kundër islamofobisë” këmbëngul se kjo është njësoj që të thuash se përbëjnë kërcënim xhihadist. “Autoritetet duhet të ndalojnë së ndjekuri njerëz për shkak se janë muslimanë, sepse kanë një mjekër, apo për shkak se janë të përfshirë në besim. Këto nuk janë shenja rreziku. Janë shenja religjioziteti”.

marvan

Senatorët gjetën se 20 xhami merrnin financime të huaja, kryesisht nga Turqia, Algjeria, Maroku dhe më pak nga Arabia Saudite. Shqetësimi nuk është se financuesit e huaj promovojnë dhunën në mënyrë të drejtpërdrejtë, por se këto xhami e dhoma faljesh krijojnë një atmosferë shumë të politizuar, në të cilat dhuna mund të merret në konsideratë si një mjet për përhapjen e Islamit.

Për këtë arsye, po merret në konsideratë një fondacion për akreditimin e imamëve që do të monitoronte edhe financimin e tyre. Por, ka nga ata që akuzojnë këshillin se po përulet ndaj kërkesave të qeverisë.

“Ne kemi një legjislacion shumë të fortë për transaksionet financiare dhe pastrimin e parave. Kështu që legjislacioni aktual lejon autoritetet të hetojnë për transaksione të dyshimta”, argumenton Marwan Muhammed. Francez me origjine marokene, ai shqetësohet për atë që e sheh si valë në rritje të islamofobisë në Francë, që po nxitet edhe në perspektivë të zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Ai, si shumë të tjerë, është i shqetësuar se qeveria franceze mund të marrë peng përpjekjet e muslimanëve për t’u shndërruar në një komunitet më të hapur.

Por kreu i këshillit,  Anouar Kbibech, ka argumente më pajtuese për klimën e krijuar nga sulmet e fundit në Nisë dhe në Ruen. Këto sulme nxitën një valë të re kufizimesh, përfshirë edhe ndalimin e veshjes së burkinit në disa nga plazhet franceze – një lëvizje që për disa është shenjë e islamofobisë.

Përveç progresit në rastin e trajnimit më të mirë të imamëve, shumë nga të cilët janë vullnetarë nga brenda komunitetit, këshilli po merr në konsideratë forma të reja të financimit të brendshëm të xhamive në Francë.

Mes ideve të reja po mendohet për një sistem më të formalizuar financimi përmes industrisë së mishit hallall. Megjithatë kjo ide nuk ka shkuar ende tek kasapët e dyqaneve hallall në Paris, të cilët ngritën supet kur u pyetën për këto lëvizje të këshillit francez të muslimanëve.

Pjesa më e madhe e xhamive në Francë financohen nga kontribute vullnetare nga komuniteti, me raste edhe nga kasapët e dyqaneve hallall.musliman

Senatorja franceze, Nathalie Goulet beson se mbyllja e xhamive për të larguar ekstremizmin nuk ka fare kuptim. “Radikalizimi ndodh jashtë xhamive, e më shpesh nëpër burgje. E përbashkëta që kanë të gjithë të rinjtë e radikalizuar është kuptueshmëria e pakët e besimit”, argumenton ajo.

Muslimanët përbëjnë më pak se 10 për qind të popullsisë së Francës dhe megjithatë ata përbëjnë rreth 60 për qind të popullsisë së burgjeve. Autoritetet thonë se po ndërmarrin programe de-radikalizimi.

Por asgjë nuk duket e mjaftueshme. Shumë muslimanë besojnë se Franca ka ende nevojë të adresojë problemet e margjinalizimit, sikundër edhe mënyrën sesi Islami portretizohet në median franceze. Përndryshe, ata tremben se Franca mund të vijojë të ofrojë tokë pjellore për ekstremistët islamistë.

Përgatiti: Tesheshi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP