Obeziteti tek femijët: Ndal reklamave të ushqimeve “të pista”

Reklama për ëmbëlsira dhe patatina i nxit fëmijët të konsumojnë ushqim jo të shëndetshëm. Organizata vullnetare britanike për Kërkime Kancerogjene ka marrë nën vëzhgim një numër prej 135 fëmijësh, nga mosha 8 deri në 12 vjeç, të regjistruar në gjashtë shkolla fillore të ndryshme në Angli dhe Skoci.

Shumica e fëmijëve pasi kanë parë një reklamë më ëmbëlsira apo patatina kërkojnë gjëra të tilla nga prindërit e tyre dhe zakonisht në oraret mes vakteve apo duke parë televizor. Në Britaninë e Madhe, numri i fëmijëve obez po kthehet në shqetësim kombëtar: Rreth një e treta e fëmijëve të shkollës fillore janë obezë. Një tjetër pjesë e konsiderueshme janë të prirur për të qenë obezë në rritje ç’ka nënkupton gjithashtu të rritur me sëmundje të tjera si diabet apo sëmundje të mëlçisë.

Për këtë, autoritetet kanë marrë masa duke ndaluar transmetimin e reklamave të ushqimeve “të pista” të paktën gjatë orareve që fëmijët ulen më së shumti para televizorit, transmeton portali Tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button