Kompania Greke do të ndërtojë hidrocentrale në Maqedoni

Prioritet i kompanisë shtetërore greke për elektrodistribuim DEI për këtë vit është ndërtimi i hidrocentralit të ri në Maqedoni, si dhe pjesëmarrja në punën e hidrocentralit tani më ekzistues.

Këtë projekt e paralajmëroi drejtori i DEI-t, Artur Zervos në konferencën “Investim në energji 2014” që mbahet në kryeqytetin e Greqisë.

Në fjalimin e tij në këtë tubim, Zavos theksoi se në vitin 2014 do të vendoset theks në ekspansionin strategjik të kompanisë jashtë vendit.

Në këtë kontekst, do të fillojnë të punojnë dy filiale të DEI-t në Bullgari dhe Turqi, të cilat do të merren me tregti me energji elektrike.

Sa i përket aktiviteteve në Maqedoni, DEI do të marrë pjesë në një tender të Qeverisë së Maqedonisë për projektim, financim, ndërtim, menaxhim dhe mirëmbajtje të hidrocentraleve të reja, por edhe për pjesëmarrje në punën e fabrikës veçmë ekzistuese, informoi Zavos.

Lajme të ngjashme

Back to top button