Shkolla e Lubetenit ende ballafaqohet me mungesë të hapësirave

Problemi me shpronësimin e tokës po pengon banorët e fshatit Lubeten për të shtuar hapësirat e shkollës fillore aktuale “Liman Kaba”.

Kjo shkollë tani më disa vite po ballafaqohet me mungesën e hapësirës në objektin aktual. Drejtoria disa herë rradhazi u ankua në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës si dhe në Komunën e Butelit nën kompetencat e të cilës edhe bie ky institucion, por hasi në vesh të shurdhër.

Gjithashtu nga kjo shkollë në mënyrë private e bëri projektin se si duhet dhe sa ka nevojë të shtohet hapësira shkollore, i cili iu dërgua dy institucioneve të lartpërmendura mirëpo asnjëra nuk ndërmori masa.

MASH arsyetohej se komuna është kompetente, kurse kjo e dyta ankohej për mungesë mjetesh financiare, kështu që banorët vetë u organizuan dhe blenë tokën në afërsi të shkollës.

Nga ana tjetër banorët e fshatit Lubeten të lodhur nga pritja për tu zgjidhur problemi i hapësirës së shkollës nga ana e Komunës së Butelit dhe Ministrisë së Arsimit, kanë marrë iniciativë që vetë të bëjnë blerjen e një toke në afërsi të shkollës dhe ata ta bëjnë vetë shtimin e hapësirës së shkollës fillore “Liman Kaba”, por edhe iniciativa e tyre po pengohet shkaku i shpronësimit, procedur kjo e cila duhet të kryhet dhe më pas mund të bëhet blerja dhe fillimi i fazës së ndërtimit.

Drejtori i kësaj shkolle Xhezmi Abdyrramani sqaron për Portalb problemin lidhur me shtimin e hapësirës.

“Ne si banorë të fshatit me vetë iniciativë donim të blenim edhe 2300 m katrorë tokë për zgjerimin e shkollës dhe ndërtimin e një palestre sportive. Mirëpo pronari i tokës  ende nuk e ka nxjerrë trashëgiminë nga stërgjyshërit dhe këtu është problemi, së pari duhet të bëhet shpronësimi me qëllim që të fillojnë procedurat tjera deri tek ndërtimi”, shtoi drejtori.

Drejtori shtoi se gjatë periudhës së verës në këtë shkollë është investuar nga ana e Komunës së Butelit.

Shkolla 'Liman Kaba'
Shkolla ‘Liman Kaba’

“Më në fund këtë vit shkollor, shkolla ka një pamje më të mirë. Është bë fasada gati komplet, hyrja e shkollës dhe një pjesë e dëmtuar e oborrit u shtrua me bekatonka dhe disa punë tjera të domosdoshme. Si dhe gati komplet klasat janë furnizuar me kariga të reja”, tha për Portalb, Abdyrramani.

Shkolla 'Liman Kaba'
Shkolla ‘Liman Kaba’

Portalb tentoi të kontakton Komunën e Butelit, për të pyetur se si mund të zgjidhet kjo çështje  dhe në fillin na dhanë përgjigje së kompetentët për këtë çështje nuk janë në zyrë, dhe më pas nuk hapnin telefonin.

Shkolla 'Liman Kaba'
Shkolla ‘Liman Kaba’

Ndërkaq rreth 470 është numri i nxënësve të cilët mësojnë në këtë objekt i cili në munges të hapësirave është detyruar që të bën klasa të improvizuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button