Francë, Gjykata e Lartë Administrative pezulloi vendimin për ndalesën e burkinit

Gjykata e Lartë Administrative në Francë sot ka pezulluar vendimin për ndalesën e mbajtjes së burkinit në plazhet e disa vendpushimeve në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktvendimi i Gjykatës së Lartë Administrative konkretisht ka të bëjë me pezullimin e vendimit për ndalesën e mbajtjes së burkinit në plazhet e qytetit Villeneuve-Loubet në rivierën franceze, por pritet që të respektohet edhe nga 30 qytetet e tjera franceze të cilat morën vendim për ndalesën e mbajtje së burkinit, veshje të cilën në plazhe e mbajnë muslimanet me hixhab.

Ankimi në gjykatë është bërë nga dy organizata që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke theksuar se vendimi për ndalesën shkel të drejtat themelore dhe se prefektët që kanë sjellë këtë vendim kanë shkelur autorizimet e tyre, në atë mënyrë që me vendimet u kanë sugjeruar grave se çfarë të veshin në plazhe.

Vendimi i prefektëve të disa vendpushimeve franceze për ndalesën e mbajtjes së burkinit në plazhe u mor pas sulmeve terroriste në Nicë, nga mesi i qershorit dhe menjëherë iniciuan një valë polemikash në mbarë botën.

Avokati Patrice Spinosi, që përfaqëson Lidhjen e të Drejtave të Njeriut, deklaroi për gazetarët se ky aktvendim duhet të paraqesë precedent sipas të cilit duhet të sillen edhe prefektët e tjerë në Francë në qytetet e të cilëve kanë qenë në fuqi vendimet për ndalesën e mbajtjes së burkinit.

Ai tha se pas marrjes së aktvendimit, gratë që janë dënuar për mbajtje të burkinit kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button