Po mbaron “sezoni” i dasmave, apo “afati” i pagesës së kredive

Duke aluduar në situatën ekonomike të shqiptarëve, jemi dëshmitarë se shumica e të rinjve, ikin nga vendi kryesisht në moshën e përshtatshme për fejesë apo martesë.

Dhe krejt kjo si pasojë e të dhënave madhore, ku normalisht nevojitet një fuqi e madhe ekonomike për ti përballuar të gjitha, duke filluar prej veshjeve dasmore, restorantit, muzikës, e deri te produksionet e kamerave .

Si pasojë e krizës së madhe që ka kapluar rininë është e pamundur që ata të blejnë dhuratat më të vogla ndaj partnerëve, e jo mbulimin e tyre me flori dhe, gjendja e tyre si pjesë e shtresës së mesme-të ulët, nuk ua garanton pushimin një ditor në Liqenin e Strugës, e jo më rezervimin e muajit të mjaltit .

E krejt nga kjo situatë, dhëndurëve në tentativë, u shfaqen dy mundësi largimi nga vendi para se me ju nënshtruar kredisë, ose largimi nga vendi pasi u janë nënshtruar kredisë, do të thotë `Ali Hoxha-Hoxha Ali`.

Kurse sa i përket kredive, këtu janë më të mëdha se në Napoli, pasi kamata po shumëfishohet më shumë se sa frymëmarrja, aq sa nderi dhe ndihma më e madhe e shqiptarëve ndërmjet veti ka mbetur duke iu bërë njëri tjetrit garantues në kredi .

Për në fund se sa do të vazhdojë kjo rrjedhojë e mjerimit të beqarëve rinor, mbetet të shihet, por ajo që vazhdimisht kanë filluar të refuzojnë të rinjtë, është mospranimi i kulturave dhe traditave të huaja, të cilat po bëhen qershi mbi tortë për ndonjë dasmor që gjen fatin në dasmën e tij, por në të njëjtën kohë bëhet mollë sherri për të, që e largon nga vendi si pasojë e zhytjes në kredi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button