Gjashtë tetovarë janë arrestuar gjatë ndeshjes Shkëndija – Gent

Mbrëmë rreth orës 20 në Shkup, në ndeshjen futbollistike mes FK “Shkëndija: dhe FK “Gent”, në Arenën “Filipi i Dytë”, në tribunën lindore ka ardhur deri te prishja e rendit dhe qetësisë, në të cilën një pjesë e grupit të tifozëve i kanë sulmuar I.J. (38) nga Prishtina e Kosovës dhe M.A. (42) nga Shkupi, ku gjatë paraqitjes, personit nga Shkupi i është marrë një çantë, në të cilën ka pasur një pistoletë, njofton Portalb.

Pistoleta, më vonë është gjetur në shportë tualeti të stadiumit në pjesën lindore.

Nga ana e zyrtarëve policor të Sektorit të Punëve të Brendshme të Shkupit, në Stacionin Policor Qendër, janë arrestuar K.O. (39), M.A. (29), E.B. (35), M.E. (35), B.I. (30) dhe një shtatëmbëdhjetëvjeçar, të gjithë nga Tetova.

Me të arrestuarit është zhvilluar bisedë, ndërkaq më pas u janë dhënë dënime për shkelje të ligjit për parandalim të dhunës dhe sjellje të pahijshme në ndeshje sportive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button