SHKËNDIJA ËSHTË HISTORI

E njoh mirëfilli ndjenjën se si është ta duash klubin e zemrës. Është kimi e çuditshme, e pakuptueshme, “çmenduri” që i bën fjalët të ndihen inferiore në përpjekjen për përshkrimin e të papërshkrueshmes. Thjesht: nuk shpjegohet. Atë e ndjenjë e njeh vetëm zemra e një tifozi, që, për një moment, transformohet dhe “çmendet”, që vuan dhe kënaqet në një kohë, që gëzon e mërzitet, që kërcen, që bërtet, që dëfren, që rrënohet përbrenda, që del nga çdo kornizë e karakterit, sepse zemra rreh ndryshe, sepse ai bëhet ndryshe, sepse ndryshe është SHKËNDIJA.

SHKËNDIJA është ndër vlerat më të mëdha që kemi. SHKËNDIJA nuk është klub futbolli, nuk është ekip, SHKËNDIJA është histori.

SHKËNDIJA është simbol, SHKËNDIJA është dashuri, SHKËNDIJA është ajo që bashkon 30.000 shqiptarë në një vend të vetëm, SHKËNDIJA është ajo për të cilën kemi nevojë, SHKËNDIJA është ajo e cila ka nevojë për ne, SHKËNDIJA është kryefjala e rrëfimit dhe ndjenjës së papërshkrueshme, SHKËNDIJA është dhe do të jetë përjetë burimi i lumturisë sonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button