Teqeja bektashijane “Harabati Baba” – Tetovë

Teqet si objekte fetare në të cilat bëhen lutjet-faljet mistike, të religjionit musliman, paraqiten si objekte të veçanta. Besimtarët musliman të tarikatëve të ndryshme, objekte për ceremonitë fetare i kanë teqetë. Në fillim, paraqitet në Anadoll të Turqisë. Në periudhën e selxhukëve njerëzit e arsimuar të qyteteve të Anadollit Qendror e përkrahën kulturën e lartë persiane, ndërsa në viset kufitare ka mbisunduar kultura popullore turke e gazive dhe e dervishëve, me rrymat e tyre mistike dhe kalorsiake. Dervishet e viseve kufitare zakonishtë janë quajtur “Baba”, të cilët kanë qenë të lidhur ngushtë me bejlerët e parë osman. Dervishët e ardhur në Anadoll që në shekullin e XI, me valët e dyndjeve turkomene. Ata kanë përbërë bërthamën shpirtrore dhe shoqërore të fiseve turkmene.

Në vitin 1241, një dervish me emrin Baba Is’ak, në Anadollin qendror, organizoi kryengritjen e parë turkomene,e cila shpejtë u shua pas shumë luftrave të ashpra. Shumica e këtyre dervishëve u strehuan nëpër vise të perandorisë bizantine.

Gjatë kohës së Sulltan Bajazitit të I, Islami i vërtetë dhe kultura klasike islame, me ndihmën e politikës centraliste, gjithë e më tepër forcoheshin. Megjithatë,  kur turqit, në vitin 1402, pësuan humbje afër Ankarasë, filloi periudha e re e reakcioneve dhe shqetësimeve, e karakterizuar me zgjerimin e lëvizjeve fetare heretike nëpër tokat osmane. Sipas kësaj rendet e dervishëve në perandorin osmane mund të ndahen në dy grupe kryesore. Grupin e parë e kanë përbërë rendet e pranuara në mënyrë zyrtare, kurse grupin e dytë e kanë përbërë rendet e fshehta të dervishëve, zakonishtë rendet e njohura me emrin “melamij ose melametj”.

Historia e tarikatit bektashian fillon me jetën dhe veprën e themeluesit dhe shenjtorit-mbrojtës të rendit bektashian ka qenë Haxhi Bektash Veliu. Tarikatet kanë luajtur rol të rëndësishëm edhe në islamizimin e ngritjen kulturore, shkencore dhe artistike të shqiptarëve. Depërtimi i bektashinjve në Ballkan, e më të edhe në viset shqiptare, bëhet nëpërmjet baballarve bektashi, të cilët pas vendosjes së administratës osmane, kanë ardhur prej teqesë së Dimetokës. Ndër misionarët bektashi, të cilët e kanë përhapur këtë tarikat në mesin e shqiptarëve dallohet Baba Kasëmi, i cili në Shqipëri ka ardhur në kohën e Mehmetit të dytë Fatihut. Po ashtu rol të rëndësishëm ka pasur edhe Sersem Ali Baba, i cili është edhe themeluesi i Teqes Harabati Baba në Tetovë.

Edhe në Ballkan paraqiten  katër tarikatet e para: Kadirie, Rifaie, Dusikie, dhe Bedevie, kurse më vonë me kalimin e kohës formohen edhe tarikate të tjera: Sadie, Hajatie, Shazlie, Sinanie, Xhelvetie, Helvetie e të tjera.

Me ardhjen e osmanëve edhe në trojet tona u përhapën këto sekte të besimit islam.

Në fund të shek. XIV dhe fillimi i shek. XV me vendosjen e Perandorisë Osmane në fushgropën e Pollogut, Tetova bëhet qendër e njohur administrative, politike, ushtarake, kulturore, ekonomike etj.

Në atë, kohë përveç që ariti shkallë të lartë të zhvillimit në më shumë sfera, Tetova gjithashtu luajti rol të rëndësishëm në më shumë lëmi. Rrethanat favorizuese mundësuan përveç tjerash, që Tetova në të kaluarën të jetë edhe qendër e njohur kulturore, vatër e së cilës u bë veçanarisht dhe kompleksi i Teqes Bektashiane të këtij vendi (Harabati Baba Teqe). Këtu në këtë vend u dha një impuls i fuqishëm edhe jetës intelektuale të qytetit me rrethinë, filloi të artikulohet edhe elementi kombëtar nga shtresat tregtare, zejtare, klerikale etj. i cili element luajti rol të rëndësishëm në ngjarjet historike të këtij territori. Veçanarisht, nisur nga një arsye e tillë dhe duke dashur që të mos e mbulojë mjegulla e harresës të kaluarën historike të kësaj treve për këtë rast nga e kaluara e pasur e historisë të këtij rajoni vendosëm t’i japim vend edhe Teqes Harabati Baba në Tetovë. Me qëllim që të kuptohen vlerat e krijuara të krijuesve në këtë teqe, krijimtaria e tyre e shkruar në formë mbishkrimesh në kaliografi të gdhendura nëpër mure, mbi nishanet e varreve, nëpër guret e çezmeve etj., mbishkrimet e tjera të shkruara osmanisht e arabisht. Shekujt XV-XVI e përbëjnë kohën e lulzmit të bektashizmit  në hapsirën shqiptare  në më shumë sfera të jetës edhe ate: në shkencë, art, filozofi etj. në atë kohë jetojnë dhe veprojnë një plejadë nga humanistët shqiptarë, të cilët kanë kontribuar në shumë fusha të kulturës. Nga këta krijues përveç në botën e jashtme, një pjesë e tyre vepruan e krijuan edhe në trojet shqiptare.  Një numër i konsiderueshëm nga krijuesit i takonin kulturës evropiane perendimore, pasi kishin kryer shkollimet në qendra të ndryshme të Evropës, e sidomos të Italisë.  Një pjesë e humanistve shqiptarë, kryesisht i takonin kulturës lindore ose orientale, sepse kishin kryer shkollat nëpër qendra të ndryshme kulturore të lindjes. Këta krijues në veprat e veta e kanë përdorur gjuhën osmane, kurse në art kanë përdorur stilin e lindjes. Këta krijues kontribuan që në trojet shqiptare përveç kulturave të deriatëhershme të periudhave romake, bizantine, perendimore paraqitet edhe një kulturë e re “ kultura islame” me të gjitha karakteristikat që karakterizojnë këtë kulture në territoret shiptare dhe më gjerë.   Për këtë flasin veprat e krijuara, ndërtimet  impozante arkitektonike si publike utilitare po ashtu edhe ato private, individuale. Në këto realizime erdhi në shprehje ndikimi dhe edhe kultura islame-bektashiane me të gjitha veçoritë e saja që e karakterizojn subtilitetin e një epoke historike. Veprat e krijusve dhe godinat grandioze me elegancën e vetë që u krijuan dhe u ngritën në atë kohë në Tetovë, në një mënyrë të veçantë flasin edhe për krijuesit, bamirësitë të cilët me veprat e veta lanë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në kulturën islame të kësaj ane, por edhe në atë shqiptare e mbarënjerëzore. Në pjesën perendimore të qytetit të Tetovës në rrëzë të Malit Sharr gjendet kompleksi i Teqes  “Harabati Baba Teqe”, seli e njohur dhe e shenjtë e besimit islam- bektashian për Ballkanin Perëndimor. Pas ardhjes të Sersem Ali Dedes në Tetovë, në pjesën jugperendimere të qytetit në vitin 1538, Sersem Ali Dede filloj të ndërtoi selinë e vet të shenjtë, e cila më vonë njihet me emrin “Harabati baba teqe”. Ndërtimi dhe rregullimi kryesor i kësaj teqeje kishte vazhduar dhjetë vjetë deri në vitin 1548. Për ndërtimin dhe kompletimin e kësaj teqeje, Sersem Ali Dede ka harxhuar tërë pasurinë e vetë që ka poseduar. Këtë godinë ose faltore Bektashiane ky e emrtoi me emrin “Teqe Harabati”, që don të thotë godinë shenjtërie ose tempull. Krahas ngritjes së këtij tempulli, Sersem Ali Dedeja kishte sjellur 15 dervishë nga teqet tjera, nga Dimotika, Stambolli e të tjera, për kryerjen e shërbimeve dhe predikimeve, duke i pregatitur edhe për postin e Baba-it. Ndër klerikët e tillë më të njohur të kësaj teqeje dhe që prej kësaj teqe ose qendre qenë të dërguar që të shërbejnë në qendra të tjera që të themelojnë faltore Bektashijane dhe për kryerjen e predikimeve në ato faltore (teqe),janë për tu përmendë, përveç të tjerëve Harabati Baba, Këzëll Baba, Balli Baba, Kojun Baba, Javer Baba, Sadredin Baba e shumë të tjer. Harabati Baba e vazhdoi misionin e Sersem Ali Babës, më vonë në gjismën e dytë të shekullit XVIII, në kohën e administrimit të Koxha Rexhep Pashës në pashallëkun e Tetovës. Kurse Këzëll Baba pas emërimit të postit Baba-it, ishte dërguar që të drejtonte faltoren e teqes në Brod afër Kërçovës, e quajtur “Teqeja e Hajdar Babës”, njëra nga teqet më të vjetra në siujdhesën Ballkanike.

Balli Baba udhëzohet prej udhërëfyesit të Teqes Harabati që ti shërbente dhe ti kriente predikimet në teqen Bektashiane të Baba Sadredinit në Hisar kalanë e Tetovës, ku patën shërbyer edhe klerik të tjerë siç ishin Hasan e Xhafer Baba.

Në Teqen e fshatit Shipkovicë  të Tetovës, që e themeloj Kojun Baba, po ky i kryente predikimet e besimit Islam të sektit Bakteshian. Javer Baba pas fitimit të postit “Baba”, ishte dërguar në fshatin Poroj, që në atë vendë të themeloj një teqe Bektashijane dhe të mbaj predikimet fetare në të. Në Tetovë ekzistonin edhe dy teqe tjera në atë kohë, teqeja e Mehmet Beut (admistrues nga Shkupi), dhe teqeja e Mustaf Ruhi Hanhani efendiut. Më vonë në një zgjatje kohore që përfshinë gjysmën e dytë të shek. XVI e deri nga mesi i shek. XVIII për veprimtarinë dhe jetën në kompleksin e teqes Harabati nuk ekzistojnë të dhëna burimore. Me formimin e pashallëkut të Tetovës dhe me ardhjen në postë të pashas Koxha Rexhep Pasha ose i madhi Rexhep Pasha, Abdurahman Pasha etj. Me angazhimin e tyre si dhe titullarve të tjerë bektashjan e udhërëfyes të këtij kompleksi filloi rikëmbja e ngritja e teqes Harabati. Me rikëmbjen e ktij kompleksi të teqesë, aty filloi të lulzojnë veprimtaria të ndryshme, krijimtaria në më shumë sfera, ku njëkohësisht bëhet zgjerimi i kompleksit të teqes harabati me ndërtimin e shumë objekteve tjera. Kjo mundësoi që kjo godinë artitektonike të bëhet një kopleks i veçantë dhe i dalluar në këto anë e më gjërë në Ballkan. Pashallarët e Pashallëkut të Tetovës, që të rikëmbet Teqeja Harabati Baba, ata i ndihmojnë që të pasurohet me prona vakëfesh, me qëllim që kjo Teqe përpos nevojave fetare dhe si seli e njohur e kultit Islam Bektashian, gjithashtu të shërbej edhe si qendër reprezentative e cila do të përfaqësonte këtë pashallëk, përpos në sferën fetare edhe në atë kulturore, arsimore e të tjera. Duhet theksuar se në pasurinin e ngritjen e teqes së Harabati baba, kontribut të madhë dhanë gjyshërit udhërrëfyes që kanë vepruar e krijuar në këtë teqe, siqë ishin, Mehmet Harabati Baba,Ahmet Baba Ekmekçiu, Haxhi Emin Baba, Baba Qazim etj. Në këtë kompleks të objekteve të kësaj Teqe është karakteristik për shkak se objektet e ndërtuara, janë integruar në një tërësi unike harmonizuese. Forma arkitektonike e çdo objekti paraqet diçka të veçantë të një vepre të caktuar, me veçoritë e veta kanë ardhur në shprehje edhe ate, kulmet e godinave, shtyllat katërshe, oxhaqet, portat, renditja e objekteve, koloriti i pasur i fasadave, harmonija në komponimin e detajeve dhe shumë cilsi të tjera të vlerave të jashtëzakonshme. Pikturat murale të vizatuara nëpër muret e objekteve e në vendet të ndryshme të këtij kompleksi islam bektashiam, me të dhëna pejsazhesh dhe motive nga natyra e vdekur, nëpërmjet të elementeve të llojllojshme. Kompleksi i objekteve të Harabati Baba Teqes u bënë shumë zbukurime të llojllojshme, stolira, ornamente, relieve, vitrina, qoshqe strehe etj. duke i dhënë një pamje arkitekturës orientale këtij kompleksi. Godinat e këtij kompleksi gjithashtu përpos zbukurimeve të përmendura, janë të pasuruara edhe më me shumë mbishkrime të përmbajtjeve të ndryshme. Forma arkitektonike e ç’do objekti paraqet diçka të vaçant të një vepre të caktuar, ku janë në shprehje veçoritë e secilit objekt. E tërë kjo që cekëm më lartë, mundësonte që aty Brenda mureve të larta të teqes harabati baba të zhvillohet një veprimtari e shumëanshme me rendësi të vaçant si ajo fetare, kulturore, historike e tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button