Ligji për reklamim qeveritar është tërhequr nga Parlamenti

“Ligji për reklamim qeveritar është tërhequr nga procedura parlamentare”, njofton deputeti i LSDM-së, Tomisllav Tuntev.

“Grupi i deputetëve të LSDM-së, në Kuvend ka parandaluar edhe një çmenduri të VMRO – DPMNE-së. Ligji për reklamim qeveritar, me të cilën pushteti deshi ta vulosë korrupsionin në media me paratë shtetërore është tërhequr duke iu falënderuar reagimit të ashpër të opozitës”, deklaroi Tuntev, njofton Portalb.

Më vonë, në komunikatën e LSDM-së, theksohet se me këtë “propaganda e Nikolla Gruevskit dhe VMRO – DPMNE-së, dje ka pësuar edhe një disfatë”.

“Reklamimi qeveritar, gjatë kohë është një ndër mekanizmat kryesore me të cilat pushteti i korrupton mediat dhe e blen mbështetjen nga pronarët e tyre, në dëm të profesionit të gazetarisë. Me paratë e qytetarëve, pushteti me vjet i ka blerë, kronikat e porositura në mediat private dhe ka transmetuar fotografi të rrejshme për realitetin në vend. Por, tani më nuk do të shkojë. Qytetarët kanë të drejtë të informohen në mënyrë objektive dhe ta  dinë të vërtetën. Nikolla Gruevski, tanimë nuk do të mund të prekë në propagandë dhe gënjeshtra”, thuhet në kumtesën  e LSDM-së.

Për këtë ka reaguar VMRO – DPMNE, duke vlerësuar se “LSDM është armik i mediave dhe nuk do rregullim të reklamimit qeveritar sipas modeleve evropiane”.

Për LSDM-në, thuhet në reagimin e partisë në pushtet, janë të pranueshme vetëm mediat, të cilat janë pjesë e “fabrikës” së financuar nga udhëheqësia partia e LSDM-së dhe Sorosit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button