Politika sociale në Maqedoni, keqpërdoren resurset në mungesë të regjistrimit të popullsisë

Në Republikën e Maqedonisë regjistrimi i popullsisë nuk është bërë që nga viti 2002. Еdhepse disa herë është përmendur, akoma nuk ka asnjë vendim konkret në këtë drejtim. Të pyetur pse Maqedonisë i duhet regjistrimi i popullsisë, njohësit e çështjeve sociale deklaruan për Portalb se regjistrimi i popullsisë është parakusht për politikën sociale, respektivisht për planifikim e duhur të shtetit, i cili duhet të intervenojë për t’ua përmirësuar kushtet jetësore qytetarëve të vetë. Ndërsa mungesa e regjistrimit të popullsisë mundëson keqpërdorimin e resurseve.

Aferdita Haxhijahja Imeri
Aferdita Haxhijahja Imeri

“Regjistrimi është i nevojshëm për të gjitha politika tjera, kyçur këtu edhe politikën sociale sepse investimet dhe harxhimet duhet të bazohen në të dhëna sakta dhe korrekte.”-deklaroi për Portalb ekspertja e çështjeve sociale, Afërdita Haxhijahja Imeri, Mos pasja e numrave valid e pamundëson planifikimin e saktë e me këtë mundësohet keqpërdorimi dhe korrupcioni i resurseve materiale dhe financiare”

 

“Regjistrimi i popullsisë është para së gjithash një kategori sociale, pasiqë me të parashikohet se si plaket popullata, në çfarë mënyre, sa jeton.”- deklaroi rektori i Universitetit FON, Nano Ruzhin, “Secilën politikë sociale bashkëkohore e definojmë si intervenim të shtetit për përmirësimin e kushteve jetësore, ashtuqë shteti patjetër duhet të mbajë llogari për numrin e popullatës, a është dhe në çfarë dimensioni popullata është e rrezikuar… Ja p.sh. keni në hartë ndonjë fshat, ku nuk e dini se sa banorë janë, sa fëmijë, sa të rinj, sa pleq, ju nuk mund të planifikoni politikë sociale. Pasiqë politika sociale para së gjithash është politikë që i dedikohet qytetarëve; Ose p.sh. të marrim tezën e ‘shanceve të barabarta’ e cila thotë se të varfërit më mirë është t’ia mësosh peshkimin sesa t’ia dhurosh peshkun… Shteti duhet të planifikojë sa spitale, sa krevate, sa shkolla, sa profesorë duhen. Ja psh nëse do të hapësh ndonjë shkollë të caktuar për kompjuterë apo ngjajshëm si do të mundesh kur nuk e di se sa fëmijë ka, cili është potenciali i tyre?! Pra patjetër të ketë disa parametra, disa orientues. ”

Nano Ruzhin
Nano Ruzhin

Sipas profesorit universitar të Politikës sociale, regjistrimi i popullsisë është procedurë e zakonshme e secilit shtet të organizuar, në aspekt social, pasi duhet të vëzhgohet dinamika demografike- sa familje ekzistojnë, si ka shteti mundësi të intervenojë. Por jo vetëm, siç vazhdoi “Në aspekt ekonomik, pasi që patjetër duhet të dihet struktura ekonomike, përqindja e të punësuarve, e të papunësuarve, e të migruarve;   në aspektin politik, pasi shihet numri i votuesve të mundshëm (edhepse në këtë rast regjistrimi i popullsisë mund të jetë irelevant, pasi sipas ligjeve në fuqi votimi nuk është obligativ); në aspekt sigurie, pasi në secilën gjendje të tensionuar a krize (para së gjithash për shkak të katastrofave natyrore) patjetër duhet të dihet sa njerëz janë të rrezikuar, ku janë ata njerëz, si shteti të ndihmojë.”

Kështu, sipas Ruzhin, regjistrimi i popullsisë është i domosdoshëm të bëhet çdo 10 vjet veçanërisht në shtetet e Ballkanit, për shkak të dinamikës së madhe të migrimit. Ndërkohë që Maqedonia ka edhe një arsye tjetër: me Kushtetutë e ligje vëmendje të madhe i jep përqindjeve dhe prej tyre varet dygjuhësia e gjëra të ngjajshme, për çka u shpreh“Megjithatë këto janë tema rreth të cilave shumë politizohet, mendoj se duhet të tejkalohen. Me rëndësi të ekzistojë reciprociteti etnik, besimi etnik dhe siguria e të tjerat vetë do të efektuohen.

 “Në shtetet e mëdha shumë rrallë bëhet regjistrimi sepse kanë të dhëna shumë precize, menjëherë pasi të vdes dikush regjistrohet, kurse tek ne ky sistem i funskionimit nuk punon prandaj kemi probleme të mëdha të vërtetojmë parametrat e domosdoshme për funksionimin e politikës sociale dhe politikat tjera të domosdoshme për secilin shtet.”-shtoi Ruzhin.

Ndryshe, Regjistri i popullsisë është sistem i të dhënave për qytetarët e një vendi, i cili për qëllim të saktësisë bëhet çdo 10 vjet. Ai përmban të dhëna relevante të nevojshme për planifikim të programeve qeveritare në sfera të ndryshme. Përfshin të dhënat elementare si: data dhe vendi i indjes, gjinia, data dhe vendi i vdekjes, shtetësia/shtetësitë, statusi martesor; por edhe të dhënat shtesë, siç janë: përkatësia etnike, niveli arsimor, profesioni etj. /Portalb.mk

LEXO: Maqedoni, strategji të dobëta arsimore pa regjistrim të popullatës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button