Abdylazis Islami, poeti i plisave të bardhë

(Me rastin e njëmbëdhjetë vjetorit të vdekjes së poetit Abdylazis Islamit).

Abdylazis Islami është njëri nga lirikët më të shquar shqiptar, i cili i takon brezit të krijuesve që në skenën letrare shqiptare paraqitet pas vieve të 50-ta të shek. XX. U lind në Gajre të Tetovës në korrik të vitit 1930. Të parët e tij kaherë kishin marrë rrugën e kurbetit dhe kjo plagë do t’i mbetet Abdylazisit qysh nga ditët e rinisë. Mësimet e para i mori në vendlindje, shkollën gjysmë të mesme në Tetovë, kurse normalen e kreu në Shkup që më vonë këtu mbaroi  edhe Shkollën e Lartë Pedagogjike. Më pas Abdylalis Islamin e shohim të punojë si mësues nëpër fshatrat e ndryshme të Tetovës dhe si keshillëtar pedagogjik, pas viteve 70 te shek. të kaluar punon si gazetar dhe redaktor i emisioneve në gjuhën shqipe të Radio Shkupit, të cilin e pensionojnë para kohe sistemi komunist jugosllav si njeri i papërshtatshëm. Vdiq në korrik të vitit 2005, një javë para bashkēfshatarit dhe mikut të ngushtë shkrimtarit Murat Isakut.

Veprimtaria e tij është shumë e pasur ka shkruar në të tre gjinite: lirike, epike e dramatike, për fëmijë dhe të rritur. Veprat e tij janë të shumta poezi, tregime e drama për fëmijë, përmbledhje poetike, romane, tē përkthyera në disa gjuhë të huaja.

Veprat më të njohura janë:

“Mëngjesi në fshat”, poezi pēr fëmijë;

“Kujtime dhe ëndrra”, vjersha e tregime për fëmijë;

“Korrieri Artan Arta”, poemë;

“Era dhe vargjet”, poezu;

“Kēngët e zgjuara”, vjershë për fëmijë e të ritur;

“Soditje nga toka”, poezi;

“Barka ndër valë”, poezi;

“Oaza”, poezi;

“Ujërat”, poezi;

“Nica”, poemë;

“Fatiana”, roman;

“Dredhia”,roman;

“Agimesha e ngujuar në shtatë shpella”, dramë për fëmijë;

“Kuvendi i guximtarëve”, dramë për fëmijë;

“Arianda”, dramë për fëmije.

Abdylazis Islami me 75 vjet jetë e me 55 vite punë letrare dhe afërsisht po aq vepra të botuara, letërsinë tonë e pasuroi me vepra të gjinive të ndryshme: përmbledhje poezish, tregimesh, poemash, sonetesh, drama, romane, vepra folklorike dhe përkthime.

Me të gjitha kēto thesare artistike letrare ai me merritë i ka siguruar vetes një vend të veçantë në letërsinë tonë bashkëkohore. I tërë opusi krijues i Abdylazis Islamit qoftë në poezi ose prozē, qoftë për të rritur e për fëmijë, është i lidhur ngushtë me dhimbjet, fatkeqësitë, gëzimet e dashuritë ndaj vendlindjes e popullit të vet. Për Sharrin kanë kënduar e kanë shkruar edhe shkrimtarë të tjerë, por Murat Isaku dhe Abdylazis Islami këtij malit Sharr, këtij vendbanimi të shqiptarëve ia kanë mbjellë plisat e bardhë shqiptare. Gjatë fëmijërisë sime kam lexuar shumë poezi, tregime, përralla e tjerë, po vetëm ai dinte të më prek atë damarin e frymëmarrjes dhe të shpirtit tim, shkrimet e tij më futnin në botën fëmijërore plotë me ëndrra dhe fantazish, siç vërehet, edhe vet ai fëmijërinë e ka kaluar afër tingujve të fyellit, pranë vatrës, duke dëgjuar tregimet e moçme shqiptare. Në Sharrin plak të mbjellur me plisa të bardhë edhe fëmijët dinë të  jetojnë,mendojnë e meditojnë shqiptarisht si të rriturit.

Abdylazis Islami, shkurt e shqip, është formuar si poet origjinal dhe nuk ka rënë ndër ndikimet e huaja artistike, ai i ka ndejtur besnik kohës dhe vetvetes. I lehtë të qoftë dheu mbi ty, varri yt le të jetë kopsht parajse, i nderuar, xhaxhi poet Abdylazis Islami!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button